Një përgjigje e re nga Departamenti i Shtetit dhe SPAK-u për Berishën

12 Qershor 2026, 20:04Editorial Mero Baze

Sot Gazeta Tema i kërkoi Departamentit të Shtetit të sqaronte nëse është përfshirë edhe zonja Liri Berisha në atë që quhet waiver (përjashtim) i raportuar për Sali Berishën, i cili është përshkruar si një dhënie vize për udhëtim në SHBA.

Në përgjigjen zyrtare të Departamentit të Shtetit thuhet se: “Në parim, për shkak të konfidencialitetit të procesit të dhënies së vizave, Departamenti i Shtetit nuk komenton mbi veprime që lidhen me raste specifike.”

Një përgjigje e re nga Departamenti i Shtetit dhe SPAK-u për

Përgjigjja, e cila ruan standardin e konfidencialitetit të shtetit amerikan, në fakt është shkelur në Tiranë nga vetë Berisha, i cili ka njoftuar se bashkë me të ka marrë vizë edhe gruaja e tij, Liri Berisha. E vetmja gjë që nuk përgënjeshtrohet nga Berisha dhe që konfirmohet nga Departamenti i Shtetit është se bëhet fjalë për një marrje vize për të shkuar një herë në SHBA. Statusi i sanksionit “non grata” për familjen Berisha është në fuqi dhe kushdo që do të më shajë për këtë, para se ta bëjë, le të klikojë në faqen e Departamentit të Shtetit.

Meqë sanksionet “non grata” të Departamentit të Shtetit nuk hiqen pa një vendim politik, dhënia e një vize të vetme, e lobuar me gjashtë milionë dollarë, është një çlirim për lobistët e Berishës dhe e bën të nevojshëm edhe udhëtimin bashkë me të të zonjës së tij, Liri Berisha, pasi e kane justifikuar me arsye mjekesore. Kështu nuk mund t’ua përflasin më paratë që u janë dhënë.

Por kjo tani kthehet në një problem edhe më të madh për të ardhmen politike të Berishës, pasi përveç se ai dhe gruaja e tij do të mbeten të sanksionuar “non grata”, ata do të lënë në të njëjtin status edhe fëmijët e tyre, të cilët, edhe pse janë drejtues de facto të PD-së, e bëjnë edhe më të errët perspektivën e lidershipit të saj.

Dhe për të kuptuar se si funksionojnë amerikanët në këtë rast, mjafton të shohësh se çfarë bëjnë lobistët dhe çfarë bën shteti amerikan brenda 24 orëve.

Lobistët, kundrejt 6 milionë dollarëve, prodhuan një deklaratë për shtyp ku njoftojnë se Berishës do t’i bëhet një përjashtim për të shkuar në SHBA, edhe pse nuk i hiqet statusi “non grata”. Kurse të nesërmen, strukturat e SPAK-ut, të cilat në fakt janë ngushtësisht të lidhura me prioritetet e institucioneve ligjzbatuese amerikane në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, vunë në lëvizje një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës, falsifikimit të pronave dhe pastrimit të parave në Shqipëri, me persona kyç që lidhen politikisht kryesisht me Sali Berishën.

Operacioni i sotëm i SPAK-ut, i cili lidh një grup të madh investitorësh në fushën e ndërtimit me trafikun e drogës dhe disa pronarë tokash në Zvërnec, ka një rëndësi të madhe, mes të tjerash, për të pastruar terrenin nga paligjshmëria në një nga projektet më të mëdha që i është ofruar Shqipërisë në fushën e turizmit, si dhe për të goditur lidhjet politike të disa prej këtyre klaneve.

Operacioni ka në qendër të tij Artur Shehun, një biznesmen i madh tokash në zonën e Vlorës, që operon prej vitit 1997 nga SHBA, pasi ka pasur probleme me drejtësinë në Shqipëri; Ilir Shtufin, një ndërtues të madh në Tiranë, i lidhur ngushtë me djalin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha, si dhe disa operatorë të tjerë të ndërtimit dhe persona të dyshuar për trafik droge.

Personi kyç me lidhje politike mbetet Ilir Shtufi, ndërsa Artur Shehu është personi që dyshohet se ka përdorur pushtetin e PD-së për të regjistruar prona që tashmë do të rihapen për hetim nga SPAK-u.

Ky operacion është një përgjigje për Sali Berishën, i cili tani ka nisur betejën për të kundërsulmuar opozitën e re që e ka zëvendësuar në bulevard. Ai që po përpiqet të kalojë oqeanin me 6 milionë dollarë, tani po përpiqet të kalojë bulevardin që i ka rrëmbyer pronën e tij private: opozitën.

Praktikisht, opozita e tij po përpiqet të marrë kontrollin në bulevard, të dhunojë protestën dhe ta kthejë atë në një lloj Foltoreje. Dhjetëra episode nga protesta, përfshirë linçimin e njerëzve që janë kritikë ndaj Berishës dhe shënjestrimin e atyre që thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, tregojnë se ai po nxjerr njerëzit në shesh për të shpëtuar PD-në nga opozita e re.

Por para se të merret me të gjitha këto, sonte ai ka një hall konkret. Djali i tij, që banon në një vilë të Ilir Shtufit, sot e ka pronarin e saj nën hetim dhe pasuritë e sekuestruara. E di që ka plot shtëpi të tjera, por e kanë shpall "non grata" në shtëpinë ku fle .Meqë do ta mbajë pa letra.

21 Komente

  1. D
    Dire ____Straits !!!!!

    Vullnetaret e Enverit , ndoqen sot festen e madhe te ditelindjes se PPSH ( Partia e Pallosheve te Shqiperise) alias PS. Ne fakt cdo entitet apo subjekt ka vetem 1 ditelindje , kurse Partia e Pallosheve , ka 2 ditelindje : 1941---vit kur "u lind" nga shoku Enver , dhe 1991 kur "u ri-lind " nga shoku Nano ( ne ate kohe Palloshi ende nuk i kishte kristalizuar idete politike , vinte verdalle njehere me vete , njehere ne ndjekje te shokut Sali , e njehere askush se di se ku...derisa e gjeti Nano buze lumenjve te Frances , me thonjte e paprere duke ngrene makarona neper kazane , dhe e solli ne vete duke e marre prej veshi ne PS. Pra si te thuash PPSH , lindi ne 1941 , shkoi prape ne te semes nga fundi i 1990 per te ri-lindur per se dyti ne 1991......Ne fakt edhe Palloshi ne kohe te vet , foli per nje ri-lindje tjeter , po nuk dihet kete radhe kush shkoi ne te semes partia apo ndonje gje tjeter qe ri-lindi perseri....nejse.......Mitingu ishte tipik ne natyren e kesaj Partie , ashtu si ne kohen e shokut Enver , Grumbullimi me regji dhe edhe me detyrim te administrates se varur te buka e gojes , kontrolle te rrepta ne hyrje te ambjentit, investigim mbi elemente te dyshimte qe mund te prishnin festen....e ku dihet sa e sa elemente te tjera sigurie. Ne kohen e Enverit per keto kujdesej policia ( de juro ) dhe sigurimi i shtetit me zagaret civile ( de fakto ) , sot kujdeset garda dhe policia ( de juro ) dhe zagaret patronazhiste civile te shperndare neper turme ( de fakto )......Po cudi pse duhen gjithe keto elemente sigurie kur Palloshi gezon nje mbeshtetje plebishitare ne popull !!!!!!.Sa i perket fjalimeve , nuk ndryshojne nga ato te Enverit , zhvillimi i madh i Shqiperise , lumturia e madhe qe Palloshi ka sjelle ne popull , veprat e medha qe ka ndertuar ...madje edhe pemet ne Tirane ia hoqi nga risku Lalit te shkrete dhe i mori si merite te tij..........Por tamam si ne kohen e Enverit , populli i shkrete i detyruar , bertiste "Rrofte Partia me shokun Enver ne krye" , sot bertet " Rrofte Partia me shokun Rama ne krye" .....por ne te dyja rastet populli e dinte mire se realiteti i jetes ishte shume me ndryshe sesa prezantohej ne fjalime .......Mjafton te levizje disa qindra metra me tutje , ne shesh aty ku nje proteste popullore vazhdon prej 12 ditesh , dhe ku cdo dite vihen ne dukje mjerimin e jetes se shqiptareve , detyrimin per te ikur nga ky vend ne keto 35 vite i detyruar nga nje klase politike e pangopur per pasuri , korrupsionin qe ka perfshire gjithe elemntet e jetes , shitjen e Shqiperise ne duar oligarkesh vendas dhe te huaj , shendetesine "falas" qe jo vetem nuk eshte falas por nuk eshte as shendetesi sepse me shume kujdeset per te vene ne zbatim ligjet e "mbrapshta" qe na detyron BE per t'ju ardhur ne ndihme "te semureve imagjinare" ne vend te kujdesit per te semuret e vertete........dhe per te gjitha keto parulla e sotme eshte e njejte :" ******RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG**** dhe ****PER NJE SHQIPERI TE RE****.....

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hah

      Po ik o gomar jeto jeten se je bere me keq se keta qe shan. Me shpejt komenton ti se sa del lajmi. Ik o budall se nuk impresionohet njeri nga ato qe thua. Maksimumi njerezve u vjen gjynaf prr ty qe nuk ke jete tjeter pervec komentimit ketu.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!!

        Sikur nuk me duket keshtu nga like-t , apo jo ????

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari

          Hah. Lere Andin. Mos u mer me Andin! Andin e ka infiltruar Mero. Me anë të Andit Mero shton të ardhurat e tij në portalin TEMA......................... Shiko! Për çdo shkrim të ri Andi bën 10 komente. Për çdo koment të Andit, kundërpërgjigjen 10 komente të tjerë. Ora bëhen 100 komente. Po për 20 shkrime të reja që botohen nga TEMA në një ditë. Bëhen 2 mijë komente. Meri për çdo koment mer 100 lekë të vjetra. Për 2 mijë komente në ditë, mer 200 mijë lekë në ditë. Por Mero nuk mer lekë vetëm nga komentet. Ai mer edhe nga leximet. Sapo dikush me telefonin e tij, lexon një shkrim në TEMA, automatikisht në llogarinë e tij kalojnë lekët ... Pra ai grumbullon mbi 200 mijë lekë në ditë. .................................. Nga këto të ardhura ai paguan gazetarët e tij, dy apo tre, aq sa ka. U jep honorare Frrokut, Yllit, apo kush boton tjetër tek Tema dhe sigurisht shpërblen edhe Andin, djalin e dështuar të shkrimtarit dhe diplomatit................................ Jepi Andi!

          Përgjigjjuni
        2. s
          socialist

          O dajër kokpordha ,dezinfektoje gojen mire kur përmend te majtën historike qe ja çau prapanicën gjithe pushtuesve dhe tradhtareve qe ju sherbenin atyre .Natyrisht qe duhet ta ridezinfektosh kur përmend PS,patronazhistet ,socialistet ,rilindasit sepse nuk duam te marrim infeksion ne hajdarmallutë . "Qadra "e lulit ishte shumë me terheqese se kjo qadra nr 2 qe po organizohet nga flamingot e bulevardit.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ali Tepelena

            Ditë Straits, uturaku i Sali Berishës,babait tënd biologjik!

            Përgjigjjuni
          2. H
            Heavy_Fuel

            Vullnetaret e Enverit , ndoqen sot festen e madhe te ditelindjes se PPSH ( Partia e Pallosheve te Shqiperise) alias PS. Ne fakt cdo entitet apo subjekt ka vetem 1 ditelindje , kurse Partia e Pallosheve , ka 2 ditelindje : 1941---vit kur "u lind" nga shoku Enver , dhe 1991 kur "u ri-lind " nga shoku Nano ( ne ate kohe Palloshi ende nuk i kishte kristalizuar idete politike , vinte verdalle njehere me vete , njehere ne ndjekje te shokut Sali , e njehere askush se di se ku...derisa e gjeti Nano buze lumenjve te Frances , me thonjte e paprere duke ngrene makarona neper kazane , dhe e solli ne vete duke e marre prej veshi ne PS. Pra si te thuash PPSH , lindi ne 1941 , shkoi prape ne te semes nga fundi i 1990 per te ri-lindur per se dyti ne 1991......Ne fakt edhe Palloshi ne kohe te vet , foli per nje ri-lindje tjeter , po nuk dihet kete radhe kush shkoi ne te semes partia apo ndonje gje tjeter qe ri-lindi perseri....nejse.......Mitingu ishte tipik ne natyren e kesaj Partie , ashtu si ne kohen e shokut Enver , Grumbullimi me regji dhe edhe me detyrim te administrates se varur te buka e gojes , kontrolle te rrepta ne hyrje te ambjentit, investigim mbi elemente te dyshimte qe mund te prishnin festen....e ku dihet sa e sa elemente te tjera sigurie. Ne kohen e Enverit per keto kujdesej policia ( de juro ) dhe sigurimi i shtetit me zagaret civile ( de fakto ) , sot kujdeset garda dhe policia ( de juro ) dhe zagaret patronazhiste civile te shperndare neper turme ( de fakto )......Po cudi pse duhen gjithe keto elemente sigurie kur Palloshi gezon nje mbeshtetje plebishitare ne popull !!!!!!.Sa i perket fjalimeve , nuk ndryshojne nga ato te Enverit , zhvillimi i madh i Shqiperise , lumturia e madhe qe Palloshi ka sjelle ne popull , veprat e medha qe ka ndertuar ...madje edhe pemet ne Tirane ia hoqi nga risku Lalit te shkrete dhe i mori si merite te tij..........Por tamam si ne kohen e Enverit , populli i shkrete i detyruar , bertiste "Rrofte Partia me shokun Enver ne krye" , sot bertet " Rrofte Partia me shokun Rama ne krye" .....por ne te dyja rastet populli e dinte mire se realiteti i jetes ishte shume me ndryshe sesa prezantohej ne fjalime .......Mjafton te levizje disa qindra metra me tutje , ne shesh aty ku nje proteste popullore vazhdon prej 12 ditesh , dhe ku cdo dite vihen ne dukje mjerimin e jetes se shqiptareve , detyrimin per te ikur nga ky vend ne keto 35 vite i detyruar nga nje klase politike e pangopur per pasuri , korrupsionin qe ka perfshire gjithe elemntet e jetes , shitjen e Shqiperise ne duar oligarkesh vendas dhe te huaj , shendetesine "falas" qe jo vetem nuk eshte falas por nuk eshte as shendetesi sepse me shume kujdeset per te vene ne zbatim ligjet e "mbrapshta" qe na detyron BE per t'ju ardhur ne ndihme "te semureve imagjinare" ne vend te kujdesit per te semuret e vertete........dhe per te gjitha keto parulla e sotme eshte e njejte :" ******RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG**** dhe ****PER NJE SHQIPERI TE RE****.....

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Dire diarreja orale, urime per perroin psiqik te radhes, por sikur nuk te pash sot pas proteste, ne cilin kosh plehrash perfundove? Beqir, mos haro ilacet.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DIRE STRAITS

                Thashe njehere te shkoja te degjoja pak Ramen ne fillim , po sa do hyja te sheshi ITALIA, me ndaluan ca "PATRONAZHISTE te sigurise" , me kontrolluan per objekte te ndaluara , kur sa do me linin te hyja , me pane veshur nje bluze te Dire Straits......me thane "nuk lejohet ky grup se eshte njeri ne internet qe flet kunder Rames me kete emer , dhe Rama ka thene te shpallet grup armik" edhe " ose vish bluze tjeter te hysh , ose largohu...".......keshtu qe u ktheva perseri atje ku eshte protesta e vertete e shqiptareve...*...RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG*****

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dire Straits !!!!

              2. S
                Siamen Sinoimeri

                O Mero Baze po ti mor burr nuk ke turp qē i ke fut karrin nē goj Dire Straits e Diareja tani se haron qē ti karrin nē goj ja mban. Prandaj dhe Diareja çdo dit lef pa pushim ham ham ham .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berati

                  Mero mblidhi dhite. E di se agai te fshikullon nga veshet po ti bej sikur nuk di gje. Eh mor Mero ziu keq e ke punen. Cte besh ? Ta dredhesh mesallen te pranon maloku? Mero mavria thuaj. Mero hallenadhi

                    1. T
                      Treni

                      Po jo o burrë, nuk të shaj aspak. Thjeshtë ishte demoralizuese nga ana e DASH. Por ka edhe një gjë, "investitorësh në fushën e ndërtimit me trafikun e drogës dhe disa pronarë tokash në Zvërnec..." Ke një editorial që thua është e vështirë të pastrohen paratë në ndërtim. Mbaj mend se komentet tu hodhën në fyt aty. Tani po thua atë që edhe vetë e ke pranuar, që Shkëlzeni po ndërton kulla sa andej e këndej. Sidoqoftë, unë shpresoj t'i tabash shpirtin luftarak sepse unë vetë e kam humbur me kohë. Shumë i zhgënjyer nga ngjarjet e fundit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arma Vlora.

                        Z.Mero.po sikur sa të zbres në USA.e mberthejn ne arrodrom.?Nejse një hipotez bëra se BAJGAT DHE KËRMAT I kthejnë në distcion.vavftë dhe mos harthëtë

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          GREG KRISTAQ RAMA DHE ANDI BUSHATI E TALL YMERIN

                          YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT???? Haahh

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            patronazhist me presh të madh

                            Mero ,se pari pershendetje per 856.000 shuplakat socialiste qe kane 35 vite qe përpiqen per zhvillimin e Shqiperise europiane dhe marrëdhënies strategize me aleatin gjigand te kombit tone SHBA .Se dyti zoti Rama duhet te vazhdoje punën me projektin turistik te Vlorës ,nderkohe qe qentë e saliut le të vazhdojne te lehin ,sikunder kane lehur per çdo projekt zhvillimor te PS nga 2013 deri sot .Fitorja e mbi 56 bashkive ne 2027 dhe mbi 95 mandate ne 2029 edhe e pandalshme .

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eshte e thelle puna o Mero

                              Bravo Mero! Eshte e qarte tashme qe Saliu, duke nxjere PD ne protesten e Iranianeve keto dite ne rruget e Tiranes, ka dale hapur kunder familjes Trump, dhe tani ka perballe z.Kushner dhe tere Izraelin. Nese Saliu akoma nuk don ta besoje kete, le te prese edhe pak dite per te pare dammlane qe do ti bjerre. Investitoret e Zvernecit dhe Kushner po pastrojne terrenin e pronave te tjetersuara, dhe per kete po punon Spaku. Zverneci do ti kthehet shtetit ne pjesen me te madhe te tij, mbase edhe i teri. Investitoret jane me fat qe do kene pune me shtetin dhe jo privatet me ne krye Zenin e Argiten. Perfundimi, Zeni me shoket e tij shkojne ne burg, projekti i Zvernecit dhe Sazanit realizohen, shqiptaret do jetojne me mire, emri i turizmit tone ne bote do te ngrihet lart, dhe Greqia e Irani do e kane punen me Usa. Po guxoi Saliu e Zeni le te shkojne ne Usa sa te jete Trump president, por prej andej nuk do mund te kthehen vetem kur te ktheget Maduro ne Venezuele.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Ec Aty

                                Gazeta Tema i ka borxh një ndjesë LaÇivitës që e ka akuzuar pafund si një matrapaz që po ha kot paratë e Berishës. Tani u vërtetua që LaÇivita është burrë i besës dhe i ka patur hak ato 6 milionë dollarët. Gjak e dhjamë iu bëfshin. Dhe ai aty është prapë, pas 5 vjetësh dhe 6 milionë dollarësh të tjera mbase nxjerr vizën tjetër.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Miri

                                  Ne Amerike ka nje rregull: Edhe nese ke Vize mbetet ne fuqine e zyrtarit qe eshte ne kufi nese te lejon te kalojsh kufirin. Kujdes z. Berisha sepse z. Trump nuk e ka per turp

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sefer Daja

                                    Dire Straits= Shabon Qosja i gazetes Tema.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje