27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Begaj nga Prishtina: Rezultat i sakrificës së mijëra burrave e grave dhe UÇK

12 Qershor 2026, 21:25Politika TEMA
27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Begaj nga Prishtina: Rezultat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të premte në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku vlerësoi sakrificën e luftëtarëve të lirisë, rolin e aleatëve perëndimorë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e tij, Begaj e cilësoi 12 Qershorin si një datë të gdhendur në memorien historike të kombit shqiptar, duke theksuar se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së mijëra burrave e grave, luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë.

Presidenti nderoi figurat historike të Kosovës, mes tyre Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Adem Demaçi, duke i cilësuar si simbol të rezistencës dhe shtetformimit të Kosovës.

Gjatë fjalimit ai  foli edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Begaj deklaroi se ata po përballen me një “padrejtësi të madhe historike”, ndërsa theksoi se “asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe se UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej”.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Presidenti u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë “dy shtete të të njëjtit komb”, ndërsa theksoi se Tirana do të vijojë të mbështesë pa kushte integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe Bashkimi Europian.

Begaj tha se në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike, Kosova duhet të përshpejtojë ndërtimin e institucioneve të reja, forcimin e shtetit ligjor dhe zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare, duke nënvizuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj mbetet prioritet.

“Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme”, deklaroi Presidenti nga Prishtina, duke përcjellë urimet për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të luftës.

3 Komente

  1. F
    Fshatari

    Cfare kupton me fjalen "clirim". Se ka clrimi nga nje pushtius dhe je perseri i pushtuar nga nje tjeter pushtues. Ose je i cliruar dhe je i lire. Duke analizuar me tje flalimin kur thote "...duke theksuar se liria e Kosovës...." pra mnedohet se Kosova eshte e lire. Eshte Kosova e lire? Te jesh i lire do te thote te kesh zoterim mbi teritorin tend e te mos kesh forca ushtarake te huaja qe te mbrojne e forca politke te huaja qe te drejtojne, ne vendin tend. Eshte Kosovoa e lire?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jam kosova shqiptaris

      Kosovart mē shumē urrejn tē Shqipēris se Sērbēt.Vijn nē mēngjes me makina nga rruga e kombit, disa flejn nē makina 15 ditē nē zona bregdetare dhe bējn plazh, ndërsa disa bējn vajtje arrdhje çdo dit se u kushton 5 euro mē pak se nē hotel nafta.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vertet

        kan pas bo bashkim-vllaznim me serbet dhe kan pi gjakun e njoni tjetrit ne kupe si e do tradita pranaj ndodh kjo

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje