
Ndërsa PS feston 35-vjetorin, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit po manipulohen, duke e quajtur një kurth që po nxitet edhe nga vendet e huaja. Rama i ftoi protestuesit që të shkojnë të shohin faktet.
“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka vend dhe ditë më të duhur që, me lejen tuaj, t’u drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Duke nisur nga ata që kanë dalë dhe janë në protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin, nga unë dhe nga qeveria e PS-së. Përpara 800 e ca mijë shqiptarëve që më kanë besuar udhëheqjen, nëse të tjerët nuk duan as të dëgjojnë apo të besojnë ato që them unë.
Po të ishin të vërteta ato që u është mbushur mendja se janë, ashtu siç ua kanë thënë e shkruar në kanale të ndryshme, do të isha edhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. Po jetojmë këto ditë zhvillime që vende të tjera para nesh kanë rënë në kurthe të ngjashme si rezultat i manipulimit masiv të njerëzve me metoda të provuara dhe të demaskuara edhe në vende të tjera.
Kushdo që është i interesuar për mjedisin, biodiversitetin, të ardhmen e shpendëve në zonën ku do të zhvillohet projekti i Zvërnecit apo i Sazanit, unë i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ejani t’i dëgjoni, verifikoni vetë faktet, ejani të merrni provat për t’u ndjerë jo vetëm të lehtësuar, por edhe krenarë për mënyrën se si institucionet tona e kanë përfaqësuar interesin publik, qoftë në lidhje me investimin për Sazanin, qoftë me zhvillimin e Zvërnecit.
Nuk ka status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh në historinë e Shqipërisë. Për Sazanin nuk ka asnjë marrëveshje ende sot që flasim, por ka një negociatë që zgjat prej shumë kohësh. Zgjat sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve. Ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë.
Në tryezë kemi bërë të qarta dy gjëra. Ishulli nuk shitet, gjë që, për hir të së vërtetës, as nuk e kanë kërkuar, dhe ishulli nuk jepet me qira. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar.
Shteti kërkon të marrë pjesë në investim si partner. Nuk ka njeri me logjikë që nuk e kupton se tradhtarët dhe shitësit nuk e mbajnë pronën për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për shtetin”, tha Rama.
Ore vura re qe asnjë flamur i PS, mos kjo do te thotë që ka fituar Rilindja? Po flamuri i PS nuk meritonte te ishte aty? Per lali Erin asnjë fjale?
Vullnetaret e Enverit , ndoqen sot festen e madhe te ditelindjes se PPSH ( Partia e Pallosheve te Shqiperise) alias PS. Ne fakt cdo entitet apo subjekt ka vetem 1 ditelindje , kurse Partia e Pallosheve , ka 2 ditelindje : 1941---vit kur "u lind" nga shoku Enver , dhe 1991 kur "u ri-lind " nga shoku Nano ( ne ate kohe Palloshi ende nuk i kishte kristalizuar idete politike , vinte verdalle njehere me vete , njehere ne ndjekje te shokut Sali , e njehere askush se di se ku...derisa e gjeti Nano buze lumenjve te Frances , me thonjte e paprere duke ngrene makarona neper kazane , dhe e solli ne vete duke e marre prej veshi ne PS. Pra si te thuash PPSH , lindi ne 1941 , shkoi prape ne te semes nga fundi i 1990 per te ri-lindur per se dyti ne 1991......Ne fakt edhe Palloshi ne kohe te vet , foli per nje ri-lindje tjeter , po nuk dihet kete radhe kush shkoi ne te semes partia apo ndonje gje tjeter qe ri-lindi perseri....nejse.......Mitingu ishte tipik ne natyren e kesaj Partie , ashtu si ne kohen e shokut Enver , Grumbullimi me regji dhe edhe me detyrim te administrates se varur te buka e gojes , kontrolle te rrepta ne hyrje te ambjentit, investigim mbi elemente te dyshimte qe mund te prishnin festen....e ku dihet sa e sa elemente te tjera sigurie. Ne kohen e Enverit per keto kujdesej policia ( de juro ) dhe sigurimi i shtetit me zagaret civile ( de fakto ) , sot kujdeset garda dhe policia ( de juro ) dhe zagaret patronazhiste civile te shperndare neper turme ( de fakto )......Po cudi pse duhen gjithe keto elemente sigurie kur Palloshi gezon nje mbeshtetje plebishitare ne popull !!!!!!.Sa i perket fjalimeve , nuk ndryshojne nga ato te Enverit , zhvillimi i madh i Shqiperise , lumturia e madhe qe Palloshi ka sjelle ne popull , veprat e medha qe ka ndertuar ...madje edhe pemet ne Tirane ia hoqi nga risku Lalit te shkrete dhe i mori si merite te tij..........Por tamam si ne kohen e Enverit , populli i shkrete i detyruar , bertiste "Rrofte Partia me shokun Enver ne krye" , sot bertet " Rrofte Partia me shokun Rama ne krye" .....por ne te dyja rastet populli e dinte mire se realiteti i jetes ishte shume me ndryshe sesa prezantohej ne fjalime .......Mjafton te levizje disa qindra metra me tutje , ne shesh aty ku nje proteste popullore vazhdon prej 12 ditesh , dhe ku cdo dite vihen ne dukje mjerimin e jetes se shqiptareve , detyrimin per te ikur nga ky vend ne keto 35 vite i detyruar nga nje klase politike e pangopur per pasuri , korrupsionin qe ka perfshire gjithe elemntet e jetes , shitjen e Shqiperise ne duar oligarkesh vendas dhe te huaj , shendetesine "falas" qe jo vetem nuk eshte falas por nuk eshte as shendetesi sepse me shume kujdeset per te vene ne zbatim ligjet e "mbrapshta" qe na detyron BE per t'ju ardhur ne ndihme "te semureve imagjinare" ne vend te kujdesit per te semuret e vertete........dhe per te gjitha keto parulla e sotme eshte e njejte :" ******RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG**** dhe ****PER NJE SHQIPERI TE RE****.....
Presioni i brendshëm dhe mbi të gjitha presioni i BE-së e detyruan Ramën mbas shumë kohësh të tërhiqet nga projektet me hidrocentralet në Vjosë. Të njëjtën zhurmë e propagandë deklaronte për të mbrojtur maketet e projekteve të hidrocentraleve të Vjosës deri në fillim të vitit 2021, por në fund "paprritur" doli sikur Ai ishte mbrojtësi i Vjosës. Ligji për kthimin e Vjosës në vitin 2023 në një Park Natyral ashtu si dhe Greqia që e ka bërë të tillë 60 vjet më parë le të vazhdojë deri derdhje të saj në Adriatik dhe së bashku me Lagunën e Nartës të ngelen të tilla, një territor i virgjër, një Park Natyral Kombëtar i bukur siç e ka krijuar natyra!
Sazani nuk eshte shitur por i eshte falur Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vetem per te bere ti nje foto me Presidentin Amerikan Donald J. Trump, kerkon te besh pis Ameriken per te mbajtur ti kari-ken, je i mbaruar je i vdekur....
Rrofsh o Meri.... Mero, si ta thone, 23 artikuj me foto te deshtakut Rama ne gazeten e dites? Edhe tet Eme, qe te solli ne kete jete, nuk do botoje 23 artikuj. Sa borxhe i ke ketij kryekarit? e nuk na i thua?