35 vjetori i themelimit të PS/ Rama: Tirana para dy dekadave, kishte më shumë pemë të prera se të mbjella

12 Qershor 2026, 18:32Politika TEMA
35 vjetori i themelimit të PS/ Rama: Tirana para dy dekadave, kishte

Kryesocialisti Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, foli për mjedisin dhe transformimin urban të Tiranës ndër vite.

Rama tha se ndan të njëjtin shqetësim me protestuesit për mbrojtjen e natyrës, mjedisit dhe cilësinë e jetës.

Kryeministri kujtoi Tiranën e para dy dekadave, duke thënë se shumë nga të rinjtë e sotëm nuk e mbajnë mend qytetin në një periudhë kur, sipas tij, kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella.

Sipas Ramës, 90 për qind e pemëve që shihen sot në rrugët e kryeqytetit janë mbjellë gjatë periudhës së drejtimit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në pushtetin vendor.

 “ E vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish nuk është si duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj njësoj për hir të natyrës shqiptare, për mjedisin, jetën, natyrën dhe kohën.

Qysh sa kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë gjithnjë sa kam mundur kundër pisllëkut dhe për pastërtinë. Shumë prej atyre që janë në bulevard apo mbështeten nga rrjetet sociale janë shumë të rinj për të kujtuar Tiranën para 20 vitesh, kur kishte më shumë pemë të prera se të mbjella.

90 për qind e pemëve që shohin në rrugët e Tiranës i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu, në kohën kur dola nga zyra dhe lashë 55 mijë rrënjë pemësh e shkurresh. Shumë pemë shtatlarta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr, sepse duheshin shkulur kioska dhe ndërtime.”

1 Komente

  1. F
    Fiqiriu

    O Edo i bie legenit të natyrës dhe mjedisit kotë. E more gjithë pushtetin për vete, tamam ashtu siç parafrazoje me tallje të tjerët: topi është i imi, do ta gjuaj vet penalltinë! Tani piji lëngun të gjithë kësaj meseleje!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje