Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar per vjedhjen qe beri në Kuvend, ku ai mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh dhe u largua me vrap.
Shehaj tha se e mori marrëveshjen për ta lexuar pas deklaratës së kryeparlamentarit Niko Peleshi. Ai tha se firmosi dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe më pas e mori atë dhe u largua.
“Në lidhje me lajmet që kanë dalë mbi dokumentin e marrëveshjes, thjesht e keni parë vetë që kryeparlamentari u tha deputetëve që po ankoheshin se mund ta gjenin te zyra këtu afër. Nuk tha që nuk mund ta marrësh. Unë shkova, firmosa dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe u largova. Ne na kërkojnë shumë gjëra në Kuvend, madje na kërkojnë të mos shkojmë kur është Rama", tha ai.
“Marrëveshjen e dorëzova sërish aty ku e mora. Marrëveshja nuk ka dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. E mora sepse më takonte. Ajo është një marrëveshje sekrete dhe nuk jam i autorizuar të jap detaje.”, u shpreh ai,
“Ne në parim, jemi pro marrëveshjes, por jemi kundër procedurës që po ndiqet nga Kuvendi”, deklaroi Shehaj.
Pasi e fptografoi e paska dorezuar. Hajd se po ja gjen anen specialistave tashi
Po pra, e ktheve pasi i bere nje kopje te shpejte me celular. Ti je i paguar nga Ruset!