Dezinformimi, Rama: Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit. Nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend

27 Korrik 2026, 10:20Politika TEMA
Dezinformimi, Rama: Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gjatës fjalës së tij, Rama tha sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit dhe shtoi se nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend.

“Jemi këtu për shkak të një ndërthurjeje mjaft shqetësuese të momentit ku jetojmë, gjeografisë ku bëjmë pjesë dhe trysnisë gërryer, që ndodh në institucionet tona çdo ditë. Ka të bëjë me algoritmet, platformat digjitale. Ka të bëjë me diçka shumë thelbësore. Ka të bëjë me demokracinë, besimin e publikut. Sot duhet të mbrojmë diçka jo të dukshme, por vitale. Fuqia nuk matet vetëm me madhësinë e një ushtrie. Fuqia matet edhe me diçka tjetër, me aftësinë për të tjetërsuar perceptimin, për t’i kthyer ndasitë sociale në armë.

Historia na ka mësuar diçka, lidhur me atë që duhet të përballemi sot. Kemi ardhur në një moment, ku e kemi humbur tërësisht duke pranuar lirinë e shpërndarjes si zgjatim të lirisë së fjalës. Manipulimi dhe ndërhyrja e jashtme mbërrin si përmbajtje e përditshme, si trend viral, si një link që çohet në një grup whastapp. Floet gjuhën tonë dhe shënjestron debatet tona të hapura. Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, e fuqizuar nga inteligjenca artificiale. Nuk duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, theksoi ai.

2 Komente

  1. T
    Tiranë

    "Nuk duhet ushtri çer te destabilizuar nje vend". Mjafton nje parlament qe mbron kriminelet e ulur aty, qe mbron Kumbarin-Ramutin

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      ti je me fat se nuk je KM i Serbise se atje do te kishin vrare brenda dites protestuesit. vazhdo tallu me popullin frikacak shkiptar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje