Kryeministri Rama mbledh në orën 08:30 në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Takimi vjen pak ditë pas prezantimit të platformës ‘Besa’, një dokument që kryeministri e përshkroi si kthesa e mandatit të katërt.
Dokumenti strategjik që Kryeministri e paraqiti si një reflektim mbi bulevardin e flamingove, do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit.
Gjatë mbledhjes së grupit dhe qeverisë të premten, Rama përmendi edhe një aneks që tregon se si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit. Ndërsa për ‘Besën’ u tha ta shfletonin e lexonin, njoftoi se dokumenti tjetër do të diskutohej në një takim më të ngushtë me drejtuesit politikë të qarqeve. /shqiptarja.com
ky loqja spaska kuptuar fare thelbin e protestes...vazhdon akoma me Bese per trasparence per zhvillimin e zvernecit.. askush nuk eshte kunder investimeve more qyqar.. protestat jane per keq qeverisjen tate o mavri me boje..megjithese ku pjerdh ti nga ata te bulevradit.. se e deklarove qe ne 2029 do flas me ata...