Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që kanë pasuar fjalën e tij për “Bulevardin e Flamingove”, duke sqaruar se mesazhi i tij nuk u drejtohej kritikëve, por “mësimeve” që, sipas tij, mori nga flamingot.
Në një postim në rrjetin social X, Rama tha se reagimet për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka një kontratë politike, ndërsa theksoi se marrëveshja e tij është me 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar.
“Besa jonë s’ka asnjë lidhje me ta”, shkroi Rama, duke iu referuar atyre që i cilësoi si “sorra dhe korba”, të cilët sipas tij janë “ana e errët e protestës”.
Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:
Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.
Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!
Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.
Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.
Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.
Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike.

Ne te mbeshtesim ne rrugetimin tuaj Z. Rama. Ata duan nje 1997 dhe kthim mbrapa, nuk i dine rregullat e demokracise qe ne pushtet vihet me vote. Viti 2029 vjen shpejt dhe le te kene durimin te fitojne.Perpara per ta cuar Shqiperine ne BE.
Kuptohet që nuk je Europian. Zgjedhjet i ka fituar PS dhe ka të drejtën dhe detyrimin të udhëheqë vendin. Dorëheqja varet nga statura politike dhe sensibiliteti personal i kujt drejton. Dorëheqja nuk nënkupton që vijë në qeveri opozita non grata apo dikush tjetër.Sikur të ishit Europë ,dalja nga përplasja me protestuesit do ishte zgjidhur shumë shpejt për të mirën e vendit.Por ne shqiperi asnjeri nuk ka per zemer popullin,shtetin dhe harmoninë shoqërore. Rama jep dorëheqjen,shkon në parlament,ku mund ti refuzohet ,ose ti pranohet dhe grupi parlamentar i PS që ka shumicën në parlament ,zgjedh një K.Ministrër tjetër,formon qeveri të re ,dhe parlamenti e voton.Po të ishit Europë.Por duke qenë ,Azi orientale,llogjika qëndron tek forca dhe të mbetesh ku ndahen influencat,oligarkët dhe paratë.
Jepi boss dhe perfundo planin e puneve qe ka bere qeveria… ata talebanet le te perdridhen bulevardit. , dorheqja nga karriga me 800 mij votues me 82 mandate pa ate kaqolen dugagjinit do te ishte fix nje prerje BESE per votat qe te kemi dhene. Nuk mudim kurre sesi qe vendi te banalizohet si para vitit 2013 qe muti kishte arritur katin e 15 Ne votuesit tuaj jemi absilutusht krenar me cfare eshte bere deri tani. FORCA PARTIA SOCIALISTE MOS E LESHONIN VENDIN NE DOREN E BANDITEVE QE PER FAT TE KEQ KEMI ME SHUMICE. Sali nongrata ka marr persiper ta kthej 1997
Te lumte kari! As duhet ta kishe shkruar ate gjene.
Idioti i Lindes me kapele
Problemin nuk ta ka samari por gomari z.Rama.Protestat nuk i inicioi opozita por i stimulove vet me kapadaillekun tend kur mendove qe ishe prej bronxi e jo prej mishi si te tjeret.Ndoshta eshte vone ,por nje fjale popullore thote me mire vone se sa kurr.Ke 13 vite qe tall menderen me te varferin dhe fakirin e sot qe te ka rene menderja nen uje kerkon ndihme,duke harruar qe ky milet ka 13 vite qe kerkon ndryshim jetese e jo kabinetesh siç ke bere ti.Ndaj mos harro nje gje qe eshte dhe me kryrsorja qe Saliu i kishte rrenjet pertej Atlantikut ndersa Ti i ke deri ne Surel.Tash edhe Batonet qe i ke pasur keshilltare te kane braktisur pasi ua bere qafen si ata kryetaret e kooperativave dikur.Nuk e di nese zonja e pare e ka akoma ate kapelen me pupla,i rekomandoj ti rruaj fotografine,e zotrote padyshim atletet e bardha qe si bere dot mode.
As mos e trembe qimen fare Gjigand, ata te rruajne karin, ec perpara per Shqiperine!
Te lumte Edi Rama. Mos u lesho pe turmave pa koke si Lubonja, Goxhajt,Cako,Sazanit,e te tjereve si keta qe gjithmone kane qene kunder per cdo gje te mire qe behet ne Shqiperi dhe gjithmone heshtin kur shkaterohet e plackitet. Mjaft u toleruan keta plehra. Shteti duhet te tregoje forcen e ligjit.
Perpara.....e Sukseset mos tu ndalshin....
Qendrim i prere iz. Rama,kjo duhet,por duhet te identifikohen kush i shtyn e i organizon sorrat e korbat:kjo e ben me te qarte besen dhe bashkebisedimin me fla.mingot alias masen e gjere popullore. Pak me thjeshte e kuptueshem shpjegimi i gjerave.
As mos mendo dhe as mos e vrit mendjen për një grusht psikopatësh të pa punë sepse kujtojnë se jetohet pa punuar dhe sipas kokës së tyre boshe shteti detyrohet të mbajë me para këto parazitë të shoqërisë. Ku e kanë parë këta delenxhinj që shteti përgjigjet për njerëz të aftë për punë por nuk duan të punojnë. Çfarë ndodh me emigrantët shqiptarë kudo në europë që ju bie bretku në punë? Ka nga emigrantët që presin për një punë në shtet si këta tanët që marrin një diplomë dhe kërkojnë që me patjetër të punojnë në shtet. U ka mbetur ora 36 vite më parë kur shteti përgjigjej për gjithçka. E ke thënë mirë Z.Rama: aty le të rrinë debilët deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2029, bile pas këtyre zgjedhjeve të dalin prapë në protestë deri në vitin 2033. Pas këtij votimi shohim e bëjmë: një pjesë do jenë me mjekër e mustaqe, të gjithë do bëhen për estradë me qeleshe në kokë, një pjesë do venë në botën tjetër.
Aq sa kishte besë Stalini e Enveri po aq ka dhe ky pinjolli i tyre. Janë të tillë në ADN sepse janë soj harbuti. Nuk bëhet spinaqi lis se nuk e ka në fis.
Dorëheqjen ke te drejte ta japësh ose jo, por ligjin 21 /2024 do e shfuqizosh me qejf ose pa qejf se përndryshe e di ti vetë se çfarë ndodh. Atë 90 ditëshin per te marre vendimin për Zvernecin mbaje për vete se nuk të hyn në punë. Askush nuk do përlyhet në farsën e diskutimeve që ti propozon si pjesë e "turbo-folkut" populist të ashtuquajturit BESA. Siç ta ka kërkuar Europa do bësh VNM të plotë, proces që zgjat minimumi 12 muaj. Duket qartë që nuk ke reflektuar dhe po mundohesh të bësh hile dhe të fitosh kohë. Ne i dimë se çfarë planesh ke dhe po ashtu dhe komisioni Europian i di. Ti vazhdo tënden se belanë po e gatuan me duart e tua!
Duhet të jesh shumë i sigurtë këtë rradhë se ka pasur dhe të tjerë dhe rretganat që erdhën ndryshuan sistemin.Ajo partia e babës tënd i quajti vagabondë njerëz të frymëzuar nga agjenrurat e huaja erdhi më pas Sali sërbi të njëjta gjëra doli dhe Like floeiri i quajti kokëpalarë rrugeçër dhe epitete nga më të ndryshmet,tani ba del zotlria pëllumb sorre dalë nga kokëpakarët dhe bën trimin..Prandaj tori oallosh u Belës boll i re gjoksit se e bëre vrimë bëj ato që janë emergjente për këtë popull se boll ka vuajtur
O zoti kryeministër!.... . Nuk është problemi teorik. Është praktik! Masat janë praktike dhe ligjore dhe duhen kontrolluar me rreptësi se si zbatohen....... . Psh. A do të vazhdohet me këtë administratë që në epokën digjitale që ke fut ti, të kthen përgjigje: - Nuk ke punë me mua. Llafosu me telefonin tënd. Ai të kthen përgjigje..... . Dhe e mer telefonin, pyet Diellën, përgjigje nuk mer, dhe e thyen telefonin.......Sepse roja I institucionit ku ti ke hall, nuk ta hap derën.... Ke telefonin të thotë..... ishim mirë kur ishim keq dhe nuk kishim digjitalizim....Takonim drejtpërdrejt punonjësin që kishte hallin tonë në dore, dhe atë që nuk e zgjidhnim dot me lekë, e zgjidhnim me shumë lekë.... . Por të paktën e zgjidhnim...... . Tani kujt ti japësh lekë , Diellës?.... . Rri si mut aty te dera e institucionit............ . . Ose problemi I tenderëve..... . Ore, e sheh ti se ç'bëhet apo nuk ke kohë , se ke ca punë sa të rregullohet Berlini, Parisi, Londra, Dubai, Roma, Madridi, sepse Washingtoni nuk rregullohet më..... . Si mor burrë, një kompani ka të drejtë të hyjë në tenderime edhe kur ka punë të papërfunduara? Mbaro punën që ke marë, pastaj futu në tenderin tjetër........ Ka kompani që kanë fituar 10 tendera, në disa punime as kanë ndërmend të fillojnë punë dhe konkurrojnë për të marë tendera të tjerë...... . Ja, këtë rregulloje me ligj..... . Apo një kompani, e cila punën e vetme që bën, është fito tendera dhe shit tendera.....A ke dëgjuar për kompani nënkontraktore..... . Ja këto blejnë tendera, dhe këto tenderin e blerë e rishesin në kompani apo individë të tretë e të katërt..... . Pra ajo që fitoi tenderin, mer fitimin pa punuar fare.... Edhe nënkontraktori, shumë punime I shet dhe mer edhe ai fitim pa punuat...... . Pastaj I treti dhe I katërti, për të fituar edhe ata, tallen me pagesat e punëtorëve dhe shkelin cilësinë e punimeve dhe rrisin kostot e rrugëve, ujësjellsave, apo çdo sipërmarrjeje tjetër...... . Edhe kjo rregullohet me ligj..... . Ja këto dhe të tjera si këto shih ti, sepse për këto e kemi bërë kontratën bashkë..... E kemi firmosur që në mandatin e parë që do të përfundojnë legalizimet. Lesht përfunduan.... Thamë në mandatin e dytë sexdo marim tapitë e tokave, një mut kemi marë...... . Ja, pra që dokumenti duhej emërtuar TAPIA, dhe jo BESA! Sepse besën e ke shkelur disa herë... .. . Dhe përcakto OBJEKTIVA..... . Nëse nuk I bëj thuaj, unë largohem përfundimisht më 2029...... . Psh: Po nuk pajisa gjithë popullin me tapi, nuk ja asnjë justifikim, LARGOHEM!..... Nëse nuk bëj rrugën Kashar Lekaj, largohem duke VARUR VETEN....Ja kjo është mbajtja e fjalës, BESA...... Jo, fjalë imzot, fjalë.
Kontrata jote me George Soros dhe Alex Soros ka skaduar. Hapi rruge normalizimit dhe formalizimit te marredhenieve te shqiptareve dhe shtetit te tyre me shtetin amerikan. Qokat e tua private me Soros e kelyshet e tij neper bote vetem perjetesine situaten ne vend dhe fundin tuaj e te hajduteve qe po rrjepin vendin me te varfer te Evropes. Qe ta mirekuptosh kete sa me siper, duhet ta kuptosh! Ke prekur gjera jo vetem te shtrenjta, por te shenjta ne kete toke! Tolerancen shqiptare ndaj minorancave shqipfolese qe po perdhosin, rrjepin e qe duan ta pergjakin Shqiperine! Garanci e vetme per cdo QEVERI ketu do te jene shqiptaret shqiptare! Me kot mbahesh tek dallaveret e bote kurves, ne raport me shqiptaret. Me kot.Dil nga besa me hasmit e Shqiperise. Sa me shpejt, me mire. Nje dite do te kete liri e demokraci te vertete dhe per shqiptaret dhe jo vetem per shqipfolesit. Amin!