Përfundon rikonstruksioni i rrugës në Bathore, Balla: Në Kamëz punët e mëdha i kanë tejkaluar pritshmëritë

26 Korrik 2026, 12:05Politika TEMA
Përfundon rikonstruksioni i rrugës në Bathore, Balla: Në

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, zhvilluan një takim me banorët e Bathores, ku panë nga afër investimet e përfunduara dhe punët që vijojnë në këtë zonë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Balla vlerësoi transformimin e Bathores, duke theksuar se investimet në infrastrukturë kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë ndryshuar ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve.

“Ka përfunduar mbi 98% e planit të investimeve, i cili përfshinte ndërtimin dhe rikonstruksionin e 126 rrugëve dhe rrugicave. Paralelisht janë realizuar edhe rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, u shpreh Balla.

Sipas tij, investimet në infrastrukturë nuk përkthehen vetëm në rrugë të reja, por krijojnë kushte për zhvillimin ekonomik të zonës, rrisin vlerën e pronave dhe garantojnë më shumë siguri e standarde më të mira jetese për komunitetin.

Balla theksoi se puna për zhvillimin e Bathores do të vijojë me investime të tjera, me synimin për të përmirësuar më tej shërbimet dhe infrastrukturën në funksion të qytetarëve.

Lini një Përgjigje