CEO i Spitalit Amerikan - Klodian Allajbeu reagon pas publikimeve në media: Janë shpifje të sajuara, do të ndjek rrugët ligjore

25 Korrik 2026, 18:55Sociale TEMA
CEO i Spitalit Amerikan - Klodian Allajbeu reagon pas publikimeve në media:

CEO i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu, ka reaguar publikisht pas publikimeve të ditëve të fundit në disa media dhe portale per kontrrolle nga BKh apo emerime te pretenduara, të cilat i cilëson si të pavërteta dhe shpifëse.

Përmes një deklarate, ai thekson se asnjë nga pretendimet e publikuara nuk korrespondon me të vërtetën, duke i konsideruar ato “tërësisht shpifje të sajuara”.

REAGIMI

Ditët e fundit janë publikuar në disa portale pretendime të pavërteta që lidhen me personin tim, dhe aktivitetin profesional. Dua t’i përgënjeshtroj qartësisht: këto pretendime janë tërësisht të sajuara.

I kuptoj edhe detyrimet e medias për të informuar publikun, por po aq të rëndësishme janë edhe verifikimi i fakteve, respektimi i etikës profesionale dhe i së vërtetës. Liria e shprehjes nuk mund të shndërrohet në liri për të shpifur.

Për këtë arsye, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar përgjegjësi ndaj autorëve dhe publikuesve të këtyre shpifjeve. Besoj se kjo është mënyra e duhur për të mbrojtur jo vetëm dinjitetin tim dhe të familjes sime, por edhe reputacionin e kolegëve dhe profesionistëve të ndershëm që përmenden padrejtësisht në këto publikime.

Kam besim se institucionet do ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe se e vërteta do të dalë në dritë.

Lini një Përgjigje