Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë

24 Korrik 2026, 16:06Sociale TEMA
Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërdushë, në Bashkinë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Drejt zonës është nisur sektori veterinar për verifikimet në terren. 

Lini një Përgjigje