U arrestua dhe u dërgua në burgun e Pojskës bashkë me foshnjën, Avokati Popullit: Hetim për procedurën, nesër presim lirimin e saj

22 Korrik 2026, 19:05Sociale TEMA
U arrestua dhe u dërgua në burgun e Pojskës bashkë me

Avokati i Popullit, Endri Shabani ka inspektuar sot ambientet e burgut të Ponjskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj, pasi u arrestua në Rinas, pas dënimit për dhunë në familje, denoncuar nga vjehrri i saj.

Ai tha se ajo duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, do të jemi përpara shkeljes së procedurave.

“Që kur jemi vënë në dijeni nga gazetarja Anila Hoxha, kemi nisur hetimet dhe kemi dërguar një grup për të verifikuar fazën e parë ku ne dyshojmë që të jemi para shkeljes së procedurës, sepse një nënë me fëmijë në gji është mbajtur për 72 orë në Bllokun e Sigurisë, pasi ka dalë një vendim i formës së prerë. Ka qenë i panevojshëm.

Ndërkohë bëmë inspektimet e kushteve ku po mbahet fëmijë dhe nëna në burgun e Ponjskës.

Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet, kemi kërkesë edhe për gjykatën, në bindjen time nëna nesër do të lirohet, e nëse jo do jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mundtë mbahet një nënë me fëmijë në gji në burg, për veprën që është dënuar”, tha Avokati i Popullit.

1 Komente

  1. L
    Lani

    Shtet bananesh moterqimash .j8 shkerdhefsha motren o politikan te degjeneruar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje