Banorët e Patos-Marinzës, protestë para zyrave të Bankers Petroleum: Na paguani qiratë e tokave tona

22 Korrik 2026, 12:55Sociale TEMA
Banorët e Patos-Marinzës, protestë para zyrave të Bankers

Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë kanë protestuar paraditen e sotme përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën e qirasë së tokës.

Ata pohojnë të indinjuar se rreth 800 banorë të fshatrave Marinëz, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër, Kuman, që prej fillimvitit 2026 nuk janë paguar për qiranë vjetore të tokës, e cila është në shfrytëzim nga kompania për rrugë, parkingje, sheshe e puse nafte, të cilat shfrytëzohen nga kompania që nga viti 2010.

Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundërshtojnë ndryshimin e kontratës nga një vjetore në dyvjetore dhe përgjysmimin e çmimit të qirasë nga 400 lekë për metër katror në 200.

Banorët pohojnë gjithashtu se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme dhe përshkallëzimin e protestës.

Për banorët e zonës naftëmbajtëse, qiraja vjetore e tokave mbetet një ndër burimet kryesore të të ardhurave të tyre.

4 Komente

  1. D
    Detari

    Nafte falas, toke falas, gezuar ramazonin popull i tredhur

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bido Opingari

      Kanë plotësisht të drejtë dhe me një avokat dhe ekspertizë tekniko-ekonomike, në bazë të vlerësimit të "dëmit", nëse toka do të punohej (mbillej), ç'përfitim do të kishte pronari i tokës dhe, në të kundërt, nëse është a jo e mundur që toka të kthehet në kushtet fillestare cilësore të kategorisë përkatëse. Kontratat duhet të lidhen afatgjata (sa përcakton kompania të shfrytëzojë asetin tokë). Nuk i di cakët ligjor, por në rrast të një pamundësie reabilituese me dëm të pakthyeshëm, shpërblimi duhet të mbetet kompesues nga ana e kompanisë, apo i përherëshëm në formën e një pensioni nga ana e saj.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Belina

        Epo edhe 400 leke m2, edhe sera ti kishin nuk do benin xhiro aq jo fitim. 4 miliin leke dylymi eshte shume. Pale hektari 40 miliin ne vit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sako

          Paskan bere leke te pa pare keta te zones. 4 milion dylymi ne vit, besoj qe ka njerez qe kane edhe hektar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje