Dënohen ish-zyrtarët e AMP - Punësuan ilegalisht Muçi Shaljanin, i vrarë në Rinas

22 Korrik 2026, 14:25Kronika TEMA
Dënohen ish-zyrtarët e AMP - Punësuan ilegalisht Muçi

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin i njohur dhe si Muçi Shaljanin, i cili mbeti i vrarë në atentatin e Rinasit, dënohen ish-zyrtaret e AMP.

Gjykata e Tiranes ka denuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtaret e AMP (agjencise se mbikqyrjes policore) Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të cilët u shpallen fajtor për shpërdorim detyre.

Ish-zv drejtori dhe drejtori i komanduar dhe shefi i finances dhe sherbimeve mbeshtetese jane denuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie.

Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

1 Komente

  1. t
    tetovari2

    Ashtu pra roftë drejtësia shqiptare,drejtësia e dhjerë!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje