Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi përmes një videomesazhi se në seancën plenare të së enjtes Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, të cilat synojnë të rrisin standardet në zonat turistike dhe të mbrojnë interesin e pushuesve.
Balla bëri të ditur se një nga ndryshimet kryesore parashikon ndalimin e proceseve të ndërtimit gjatë sezonit turistik në zonat turistike dhe pranë strukturave akomoduese. Sipas tij, kjo masë vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të shumta të pushuesve për zhurmat dhe punimet e ndërtimit gjatë periudhës së pushimeve.
“Synimi është që të ndalen zhurmat e makinerive të betonit dhe çdo proces tjetër ndërtimi gjatë sezonit turistik. Aty ku bashkitë nuk arritën ta zgjidhnin këtë problem me vendimet e tyre, tani do ta zgjidhim me ligj”, u shpreh Balla.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me garantimin e aksesit të lirë në plazhe. Balla theksoi se, pas hyrjes në fuqi të ligjit, çdo subjekt që administron një stacion plazhi do të ketë detyrimin të garantojë kalimin e lirë dhe të pandërprerë të qytetarëve drejt bregut të detit, si edhe lëvizjen përgjatë vijës bregdetare dhe ndërmjet hapësirave publike të plazhit.
Sipas projektligjit, ndalohet vendosja e gardheve, mureve, barrierave apo çdo pengese tjetër fizike, të përhershme ose të përkohshme, që kufizon ose pengon aksesin e qytetarëve në plazh.
Balla u shpreh se me këto ndryshime synohet t’i jepet fund përfundimisht praktikës së bllokimit të hyrjeve në plazhe me gardhe apo barriera, duke garantuar të drejtën e çdo qytetari për akses të lirë në bregdet.
Po atë gardhin që ju la Enveri, bllokun e udheqjes në plazhin e Durrësi kur do hiqni vallë. Si nuk ju vjen turp që në të gjithë atë hapësirë sheh vetëm dy tre çadra, ndërsa këtej gardhit qindra mijra njerëz bythë më bythë.
Kerkohet guxim i shtuar vec ta shikosh, kete surrat katundari islamisti- komunist.