Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se çdo sulm i ardhshëm iranian ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit do të pasohet nga goditje ushtarake amerikane ndaj infrastrukturës iraniane.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi se SHBA do të përgjigjet duke bombarduar objektiva strategjikë në Iran.
“Nga kjo pikë e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon një anije në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, dron apo çdo lloj arme tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe shkatërrojnë një urë ose termocentral, përfshirë ato pranë ose në kryeqytetin Teheran”, shkruan Trump.
Më herët, Trump tha gjithashtu se objektivi i ardhshëm ushtarak mund të jetë kompleksi i njohur si Pickaxe Mountain, një objekt nëntokësor për të cilin SHBA dyshon se lidhet me programin bërthamor iranian.
“Ne do ta godasim atë zonë shumë shpejt dhe shumë rëndë”, u shpreh Trump.
Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni mbetet i hapur për diplomaci me Teheranin, por shtoi se nuk beson se Irani është serioz në negociatat.
Ndërkohë, Irani ka mohuar akuzat. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se në zonën e Kolang Kouh, e njohur edhe si Pickaxe Mountain, nuk zhvillohet asnjë aktivitet bërthamor.
Sipas tij, kërcënimet dhe sulmet e përsëritura të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së. Baghaei theksoi gjithashtu se aktivitetet bërthamore të Iranit janë deklaruar pranë Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), ndërsa pretendimet amerikane për Pickaxe Mountain i cilësoi si një “pretekst të fabrikuar për agresion, shkatërrim dhe sabotim”.
Këtu trump ka të drejtë. Pse Irani duhet të bllokojë dhe të kërkojë haraç për një ngushticë që ka miliona vjet aty. Po sikur këtë punë ta bënte edhe Yurqia me dardanelet, Anglia me Gjibraltarin etj etj ku do shkonte bota?!
Para se te besh keto pyetje per Iranin , duhet te beje shume pyetje te tjera ndaj USA , UK, Izraelit dhe sateliteve te tyre arabe ne gjirin persik. Dhe mbase atehere ( if you are smart enough) do kesh dhe pergjigjet e pyetjeve te tua per Iranin.