Autoritetet e Tokios po inkurajojnë punonjësit që gjatë verës të shkojnë në punë me veshje më të lehta, përfshirë edhe pantallonat e shkurtra.
Masa synon t’i ndihmojë qytetarët të përballojnë temperaturat e larta dhe të ulë konsumin e energjisë.
Megjithatë, nisma ka shkaktuar debate, pasi disa e konsiderojnë të padrejtë ndaj grave, të cilat ende përballen me pritshmëri më të rrepta për mënyrën e veshjes në zyrë. Të tjerë janë ankuar edhe për atë që në Japoni po quhet “sunehara”, ose shqetësimi nga qimet e këmbëve të kolegëve meshkuj.
Sondazhet tregojnë se opinioni publik mbetet i ndarë, ndërsa nisma vjen në një periudhë kur Japonia po përballet me temperatura rekord të larta gjatë verës.
Edhe për qimet e këmbëve të meshkujve paskan problem japonezet!!! Sikur të kishte edhe shoqëria shqiptare të vetmin problem, qimet?
kurse ti Klimax kolotripidha se ke problem se leshtoret i ke ne shtepi
Po të nisesh nga shumica e komenteve këtu tek Tema, ne nuk kemi problem qimet, por t'qimet.