Trump surprizon me kandidatin për OKB-në, dëshiron kreun e FIFA-s Infantino si sekretar të përgjithshëm

22 Korrik 2026, 10:45Bota TEMA
Trump surprizon me kandidatin për OKB-në, dëshiron kreun e FIFA-s

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së pritet të zgjidhet gjatë këtij viti për të pasuar Antonio Guterres, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit dhjetor.

Për të marrë këtë detyrë, kandidati duhet të sigurojë fillimisht mbështetjen e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe më pas miratimin e Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas New York Post, emri i Infantinos përmendet mes disa kandidatëve të mundshëm. Në listë përfshihen edhe ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, e cila mund të përballet me kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, për të cilin raporti thotë se mund të hasë rezerva nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të çështjes së Ishujve Falkland.

Raporti shton se, nëse Infantino do të zgjidhej në krye të OKB-së, marrëdhëniet mes administratës Trump dhe organizatës mund të përmirësoheshin. Trump ka qenë shpesh kritik ndaj Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për mungesë efektiviteti në trajtimin e konflikteve ndërkombëtare.

6 Komente

  1. M
    Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

    je gjigandi i njerezimit, do te ishte nje zgjidhje superb qe Infantino te zgjidhej sekretari i pergjitheshem, sa gjenial qe eshte i biri i perendise

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Ehhh more Muci , vet shkruan e vet vendos edhe "like".

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palokë Topalli

        Është dhe një propozim nga baza e PD-së, që sekretar i përgjithshëm i OKB-së të zgjidhet Sali Ramë Berisha, mbasi është KOMUNISTI i fundit në botë që është akoma deputet dhe kryetar i PD-së. Prandaj, e vetmja mënyrë për ta larguar Sali Berishen nga kryetar i PD, është të zgjidher sekretar i përgjithshëm i OKB. Për këtë, opozita ka edhe miratimin e pozites, të cilët do të votojnë me të dyja duart kur ta dojë puna që ky faqezi të këpusë qafën, ose në atë botë, ose në OKB.

        Përgjigjjuni
      2. N
        NeoMalesorja me cjapin plak te pd ne krah,,,

        Une do ta beja me mire se infantino...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          Nuk shikon veten se i ka ditët e numëruara po kërkon ti bëjë nder krye të korruptuarit Infantino?!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            Ky ka pjerdhur nga trute me keq se sazon guri

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje