Enea Karakaçi reagon për ndarjen nga jeta të elektriçistit në krye të detyrës: Nderojmë me mirënjohje kontributin e tij

22 Korrik 2026, 11:35Sociale TEMA
Enea Karakaçi reagon për ndarjen nga jeta të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektriçist i OSHEE, i identifikuar si Bashkim Boçi,ka ndërruar jetë tragjikisht në krye të detyrës.

Në lidhje me rastin tronditës ka reaguar Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se e mori lajmin për vdekjen e Bashkim Boçit me dhimbje të madhe.

Duke ngushëlluar më tej edhe familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, teksa u shpreh se Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000, duke ushtruar detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

“Pas çdo rikthimi të energjisë, është kontributi i njerëzve që punojnë në kushte të rrezikshme, larg familjeve të tyre, për t’u shërbyer qytetarëve. Sot, një prej tyre nuk u kthye më.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.

Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve.

U prehtë në paqe.”

1 Komente

  1. S
    StopKorrupsionit

    Djali konviktor qe po behet milioneri i radhes. Ne euro

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje