Brenda 8 deri në 9 muajve të ardhshëm, të gjithë inspektorët e inspektorateve në rang kombëtar do të pajisen me kamera trupi inteligjente. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Inspektoratit, Dashnor Sula, gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, ku theksoi se kjo është një nga reformat kryesore që synon rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit në terren.
Sipas Sulës, përdorimi i kamerave të trupit, së bashku me digjitalizimin e plotë të sistemit të inspektimeve, do të minimizojë abuzimet, favorizimet dhe shkeljet nga ana e inspektorëve, duke garantuar një proces më të drejtë dhe më të kontrollueshëm.
Ai u ndal edhe te platforma sigurt.gov.al, duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi, shkeljeje apo problematike që hasin gjatë marrjes së shërbimeve. Sula theksoi se platforma garanton ruajtjen e anonimatit të denoncuesve, ndërsa informacionet e përcjella përbëjnë një mekanizëm të rëndësishëm për identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të paligjshmërisë.
Plasen dhe kendej tenderat!!;;;
E kape tenderin o Sul Nuse Lala...