Vendim Kapaj, “Mjeshtri i Madh”, kompozitori që bëri polifoninë shqiptare pjesë të kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, aktualisht punon në shërbimet e pastrimit të qytetit.
Kapaj i cili ka një karrierë rreth 50 vjeçare në muzikë dhe është i njohur për interpretimin e rrallë të fyellit me dhëmbë dhe kontribute të tjera muzikore, është lënë në harresë totale nga shteti.
Vetëm së fundmi, emri i tij u përmend në masë për faktin se është përfshirë në një filmin e Christopher Nolan dhe kastës së njohur të aktorëve të “The Odyssey”.
Mirëpo realiteti i këtij mjeshtri të madh që çoi tingujt mijëravjeçarë shqiptarë në majat e Hollivudit, është krejt ndryshe nga sa do të duhej të ishte.
Gjatë një interviste për mediat, Kapaj tha se e kishte pranuar këtë punë dhe se kërkonte të ishte aktiv për të siguruar të ardhura për familjen.
“E ndjej veten të ofenduar që t’ju shkoj nga mbrapa dhe t’u them ‘aman më çoni në filan vend’. Thjesht kërkoj punë”, është shprehur ai.
Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”.
Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, në praninë e kompozitorit Ludëig Göransson. Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait.
Përfshirja e polifonisë labe në kolonën zanore ka ngjallur mjaft emocione tek shqiptarët, por për vetë artistin përditshmëria e tij është vërtetë larg skenave të tilla të mëdha.
...po ai nuk e shpiku fyellin qe ti japim patenten e fyellit, thjeshte i bie me talente ate kulture mijera vjecare shqiptare, pra nderi i takon tradites dhe pergezime Kapajt
Fake news.
Si ka mundesi qe nuk eshte pronar kullash si Argita dhe Shkelzeni ky?
Mos ja fusni pordhës!....... Ai mer një pagë aty, po nuk shkon në punë hiç...... . Merret me punët e tij private dhe me muzikën..... . Si qenka harruar nga shteti, kur shteti I jep një rrogë kot më kot.
Titull i ndyre. Puna eshte nder. Fyellit t'i bjere per qejf te tij.