Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej në fillim të muajit qershor.
Ditën e sotme, në pikën e kalimit u konstatua se automjetet kalojnë lirshëm. Drejtuesit e mjeteve vetëm regjistrohen nga kamerat e vendosura në traun e pikës së pagesës dhe më pas vazhdojnë udhëtimin pa kryer asnjë pagesë.
Në pikën e pagesës janë të pranishme edhe stafet përkatëse, por sipas informacioneve të siguruara, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë aplikimi i tarifës për përdorimin e tunelit.
Ky mbetet një lajm i mirë për qytetarët dhe pushuesit, të cilët, të paktën deri tani, mund të kalojnë falas në Tunelin e Llogarasë gjatë këtij sezoni veror.
E habitshme ??? Shkrime vetem kundra qytetareve., kunder protestuesve se kundra opozites nuk ka tjeter ca shkrujne. Ne cdo vend te botes , cdo projekt qe behet me taksat e popullit qofte tunel apo autostrade, nuk ka pagese plus. Po te investohej nga privat, padyshim qe po. Vetem ketu ndodh e kunderta se vendos kryeministri . Llogaraja mos harojme qe Rama i futi dhe 50 milion nga taksat e popullit