Smart City/ Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe më pas gjenden të djegura nuk mund të ndodhë më!

16 Korrik 2026, 15:00Sociale TEMA
Smart City/ Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe më pas

U prezantua sot Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se për projektin janë përzgjedhur 20 shkollat e para, ndërsa theksoi se me këtë sistem sot prindërit ndihen më të lehtësuar.

“Sot ne kemi hyrë në zemër të problemit, siguria në shkolla, me 20 shkolla të para që janë përzgjedhur për nga dendësia e numrit të nxënësve për nga dendësia e popullisë përreth, dhe edhe për nga domosdoshmëria që duke testuar modelin të nxjerrim konluzionet e nevojshme për fazat e tjera

Sot të gjithë prindërit duhet të ndihen të lehtësuar për faktin se qeveria ndryshe nga sa përshkruhet në kanalin e rrjeteve sociale është një trup që thotë atë bën dhe bën atë që thotë. Nuk ka projekt mos ndeshë pengesa, por sot jemi në një moment ku projekti merr jetë e nuk ndalet më, duke shënuar një fazë të re historike të përpjekjes së shtetit, për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike.

Projekti është i ndërtuar në mënyrë që sistemi të informojë në kohë reale për rrezikun, jo siç e tha ministrja, të ruajë një informacion që pastaj duhet marrë duke hapur sistemin e duke nxjerrë informacionin kur fakti ka ndodhur. Nëse një thikë del nga xhepi, në cilindo vend publik, jo vetëm në shkolla, por edhe në rrugë, sistemi jep informacion në qendrën e monitorimit. Mund të jetë e parrezikshme, por edhe e rrezikshme. Nëse një person në kërkim është një person që ka shumë mundësi të fshihet, sistemi e bën pothuajse të pamundur që policia të mos dijë nga drejtohet.

Historia e makinave që kryejnë akte kriminale dhe gjenden të djegura nuk mund të ndodhë më, për shkak se sistemi e sheh makinën përpara se makina të ndalet. Sado kemi përmirësuar procesin, procesi vazhdon të ketë dhimbjet e veta. E ndalimit të automjeteve në rrugë për kontrolle që shoqërohen me shkëmbime mes policit dhe drejtuesit të automjetit. Nuk ndodh më, sepse sistemi informon menjëherë qendrën kur një makinë nuk ka paguar detyrimet dhe futet në rrugë. Pra, kjo e kombinuar edhe me një element tjetër që tani po punohet, që kamerat e trupit do të jenë të lidhura me qendrën. Jo se nuk do të ndodhë më asgjë, por niveli i parandalimit do të rritet në mënyrë eksponenciale, niveli i rreziqeve do të ulet dhe zbulueshmëria e shkeljeve do të rritet në mënyrë eksponenciale. Keni pasur një vëmendje të shtuar edhe falë angazhimit të punonjësve të sigurisë në shkolla, policisë, drejtuesve të shkollave dhe sugjerimeve të prindërve. Ka qenë një punë e stërmundimshme për të pamundësuar ngjarje ekstreme", tha Rama.

3 Komente

  1. T
    Teme

    A sa shume je perbetuar keto vite por ahaaaaaaaa........ti vetem ben propagande por pune shume shume pak......ne 13 vjet kemi ndjere shushume pak ndryshim....ne shume raste perkeqesim...

    Përgjigjjuni
    1. p
      pet

      Sikur keto ishin detyre paresore e sateliteve Albania 1 dhe 2. Si shkoj puna e tyre ?

      Përgjigjjuni
      1. E
        E planifikuar

        Do e parandaloj kriminalitetin duke .... perzene gjithe Shqiptaret ky. hahahahaha. Pjesa e dyte e planit ku u falet toka te huajve ka nisur.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje