Pastrim parash? Agron Shehaj e bleu vilën 2.9 milionë euro në 2021, e shiti 15 milionë euro në 2025

15 Korrik 2026, 14:53Politika Adriatik Doçi

Deklarata e pasurisë së deputetit Agron Shehaj për vitin 2025 mbart disa paqartësi dhe paradokse serioze, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të mundshme pastrimi parash. Shehaj deklaron se gjatë vitit 2025 ka shitur në vlerën 15 milionë euro një pasuri të paluajtshme truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 251 m2 në Itali. Atë që në deklaratën e pasurisë e kishte shënuar si një ndërtetë 251 m2, Shehaj paraqiti një foto ku dukej pjesa e përparme e një vile perandorake, duke shtuar më tej dyshimet për deklarim të rremë.

Vendi ku ndodhet pasuria është një pyetje e rëndësishme që tregon nëse vlera 15 milionë euro është reale apo fiktive, por pyetja më serioze në këtë rast është se si e ka fituar Agron Shehaj këtë pasuri, të cilën e shiti më pas. Kur dhe sa e ka blerë Shehaj vilën? A e ka deklaruar në ILDKPKI sipas ligjit?
Agron Shehaj ka plotësuar deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2021, duke referuar çdo pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme deri në atë moment në kuptimin e ligjit. Pasuria 'truall + ndërtesë' 251 m2, shitur më pas 15 milionë euro, nuk rezulton në deklaratën fillestare të 2021.

Pas deklaratës fillestare, Agron Shehaj ka plotësuar edhe një tjetër deklaratë pasurie për vitin 2021, që përfshin pasuri të tjera gjatë ati viti pas deklaratës fillestare. Përpos të tjerava, në këtë deklaratë, Agron Shehaj ka deklaruar se ka blerë pasurinë 'truall + ndërtesë' 251 m2, në vlerën 2.9 milionë euro. Si burim të ardhurash deklaron shitje asetesh dhe të ardhura nga biznesi. Pasuria përkon me vilën që shiti më pas 15 milionë euro.

Pasurinë që bleu 2.9 milionë euro në 2021, pa kryer investime shtesë të deklaraura, Agron Shehaj e shet 15 milionë euro, me një vlerë më shumë se 5 herë më të lartë, duke ngritur dyshime të forta për një kontratë shitje fiktive me qëllim pastrimin e parave pista, duke i injektuat në sistemin bankar si të ligjshme.

15 Komente

  1. a
    armand

    Ne Itali s'ka shans ta beje dicka te tille . Shkojini deri ne fund ketij muhabeti se po na hiqet si i virgjer Gonia.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje