Ekzaltimi me idenë se “SPAK po tremb paranë”

15 Korrik 2026, 09:22Blog Nga Ylli Manjani

Është bërë modë një tezë që përsëritet me një lloj kënaqësie revolucionare: SPAK paska trembur paranë. Madje, disa komentues publikë dhe gazetarë online e shpallin këtë si një sukses në vetvete. Sipas tyre, fakti që “paraja ka frikë” është lajm i mirë. Madje shtojnë edhe atë “mirë t’u bëhet” bizneseve.

Ky është një nga ato raste kur ekzaltimi zë vendin e arsyes.

Jetojmë në një kohë revolucionesh të përditshme, ku gjithçka matet me entuziazmin e militantit apo të budallait të radhës dhe jo me pasojën e fenomenit. Por mjafton të mendosh seriozisht për një minutë: nëse paraja trembet, kjo nuk është fitore. Është simptomë e rëndë ekonomike dhe sociale.

Paraja është gjaku i ekonomisë. Kur ajo nuk qarkullon, nuk vuan vetëm ai që e zotëron. Vuajnë punëtorët, furnitorët, tregtia, investimet, pagat dhe në fund vetë shteti. E vujanë këtë pasojë edhe vetë të ekzaltuarit e SPAK-ut. Nuk ka ekonomi që zhvillohet duke u krenuar se kapitali ka hyrë në bunker.

Detyra e një shteti serioz nuk është të rrijë e të mallkojë ata që kanë para, as të ngrejë në piedestal Republikën e Prokurorëve. Ca më keq akoma të bësh spin-in e ndonjë rryme brenda SPAK që jeton me “lavdinë” e të bërit rrup-sup!!!

Detyra e SPAK dhe e drejtësisë është të garantojë që paraja e ligjshme të qarkullojë lirshëm, të investohet, të krijojë vende pune dhe të prodhojë mirëqenie. Krimi duhet ndëshkuar, padyshin. Pasuria e paligjshme duhet goditur. Por ekonomia nuk mund të trajtohet si armik. Nuk mund të jetë qëllim legjitim i prokurorëve dhe gjykatëve bllokimi i ekonomisë!

Madje, dua t’u kujtoj të ekzaltuarve një fakt që duket se e kanë harruar. Një nga argumentet kryesore me të cilat u kërkua dhe u mbështet krijimi i SPAK ishte pikërisht se lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të rriste besimin, do të nxiste investimet dhe do të zhvillonte ekonominë. Ky ishte premtimi dhe qëllimi.

Nëse sot na thuhet me krenari se SPAK ka bllokuar paranë, atëherë po na thuhet se ka prodhuar të kundërtën e qëllimit për të cilin u krijua. Kjo nuk është arsye për duartrokitje, por për reflektim, nëse është e vërtetë kjo tezë.

Por a është e vërtetë kjo?

Statistikisht është shumë e vështirë ta besosh. Përtej disa absurditeteve ligjore, ku shqiptari mund të ndiqet penalisht në Shqipëri për llogari të një shteti tjetër, është e pamundur të mendosh se një numër relativisht i vogël njerëzish të vendosur në arrest, dhe një numër edhe më i vogël të dënuarish realisht, paskan paralizuar gjithë qarkullimin e parasë në vend.

E kuptoj humorin sezonal të pronarëve të beach bar-eve, të cilët pothuajse çdo verë ankohen se “kjo është vera më e dobët”. Është një refren i njohur. Por nuk është statistikë ekonomike.

Mjafton të kalosh qoftë edhe një ditë në bregdet për të parë plazhe plot, lokale plot, restorante me pritje dhe trafik të rënduar. Madje, paradoksi është se edhe lokalet e njerëzve që janë arrestuar vazhdojnë të jenë plot. Nuk duket ndonjë ekonomi e futur në panik.

Pra, teza nuk mbështetet as nga realiteti.

Dhe pikërisht kjo e bën më problematik ekzaltimin. Sepse kur propaganda fillon të festojë një dëm ekonomik që as nuk ekziston, atëherë nuk kemi më analizë, por militantizëm.

I kuptoj guerrilasit e flamingove në rrjete sociale. Ata kanë nevojë për revolucione të përditshme, për emra dhe bisnese që ti shajnë, për të justifikuar budallëkun ku janë zhytur. Por nuk arrij të kuptoj gëzimin me idenë se po falimenton biznesi prej SPAK-ut.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të ishte lajm shumë i keq për Shqipërinë.

Dhe nëse nuk është e vërtetë, siç duket se nuk është, atëherë është edhe më keq ta shesësh si sukses.

Sepse nuk i bën mirë ekonomisë. Nuk i bën mirë klimës së investimeve. Dhe, në fund të fundit, nuk i bën mirë as vetë SPAK-ut. Një institucion drejtësie nuk ka pse të identifikohet me idenë se misioni i tij është të trembë paranë. Misioni i tij është të trembë krimin, jo ekonominë.

8 Komente

  1. T
    Tualet Balla

    Shkrim i dobët gjysmak hedhur sa në temë në tjetrën, e njëjta fjali e thënë në 100 forma të ndryshme. Gjithsesi për nivelin e kësaj gazete i përmbush kriteret. "Na, hë kape me dhëmbë, na merre dhe lëpije kockën për sot"

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opozitar

      Sporti me popullor ne shqiperi eshte bere qarja per cdo gje.. sa me shume te kene aq me shume qahen e ankohen. Ankoheshin para disa viteve qe nuk ka pune dhe rriheshin per nje vend pune ne shtet, me vone ankoheshin per rrogat e ulta. Sot nuk te vjen kush me 1 mij euro ne muaj ne pune, shqiperia eshte ne krize per fuqi punetore. Sot ankohen perse nuk i ben kush drejtora e ministra. Prokuroret e SPAK me 10 mij euro rroge ne muaj te shohin veten e tyre njer. Drejtesia eshte pjesa me e korruptuar e shtetit shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Massa

        Super, Magnani.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          Kur qarkullon ne duart e pak veteve behet e demshme o Yll ekonomisti.....sepse po zhvlereson rrogen...po u zhvleresua rroga administrata bie e nuk ka motivim. Povra administrata iku shteti.....

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Sepse te gjithe bejne gjoja ne ate vend ku cdo gje funksionon me telefon mik e shok e lek...shteti njesojsi kto 35 vjetet e fundit....dobet. por ky udheheqesi jot perbetohet pertite o Yll

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skypion

              Avokati Strategjik, Manjani ( edhe pse doktor Berisha eshte i vetmi qe ia shqipton mbiemrin bukur dhe ne menyre kumbuese, ky mosmirnjohes ka zene ta shaje) niset nga nje premise e rrejshme, per te ndertuar argumentin e vet. Keshtu bejne shume sharlatane opinioniste. Nga moria e qindra komenteve, perzgjedhin ate qe duan, zakonisht minor, duke e paraqitur ate hilacakerisht sikur te ishte tipik. Strategjiku Manjani e di shume mire, qe ekonomia shqiptare, sic thote nje avokat tjeter, i perhenuri anglosaksoni-bolshevik Ngjela, nuk prodhon nje gozhde. Avokati strategjik e di qe paraja e zeze mbreteron ne Shqiperi; qe kjo para ka shtrire pertoke euron; qe kjo para po shkaterron dita-dites biznesin e ndershem; qe kjo para e ka kthyer ekonomine shqiptare ne nje piramide, me te keqe, shume me te keqe, se ato te viteve '90. Edhe ne kohen e piramidave shqiptaret gezonin e festonin me lalagjonin; restorantet-kioska ishin te mbushura plot, derisa... piramidat filluan te rezoheshin nje nga nje. Por, ndryshe nga qeveria e asaj kohe qe nuk kishte lidhje me piramidat( te gjitha ishin nisma private) Narkoregjimi i socialisteve sot, mbeshtetet i gjithi ne parane e zeze; eshte kjo para qe po mban ne kembe kete regjim; eshte kjo para qe ushqen hienat, cakejt, zagaret dhe gjithe qenerine mediatike. Ja pra, kjo eshte arsyeja se pse kjo qeneri i del ne mbrojtje parase se zeze.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emil

                Ke shkruar "Por, ndryshe nga qeveria e asaj kohe qe nuk kishte lidhje me piramidat" . Nuk e beson as vete ate qe ke shkruar. Lol

                Përgjigjjuni
              2. X
                X Y

                Paske qene zagar I madh , zagar qe s'te mbyllet goja !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje