SPAK dorëzohet pas 500 ditësh, lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

14 Korrik 2026, 10:25Politika TEMA
SPAK dorëzohet pas 500 ditësh, lejon avokatët

Prokurorët e SPAK kanë vendosur, pas 500 ditësh, të lejojnë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të takojnë kryebashkiakun e Tiranës.

Mësohet se vendimi është marrë para disa ditësh, pavarësisht faktit se nuk ka ndryshuar asnjë shkak nga arsyet për të cilat vetë prokurorët e SPAK-ut i kishin refuzuar disa herë kërkesat për takim të mbrojtjes ndërkombëtare me Veliajn.

Më herët, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin kërkuar disa herë për takim me të, për të dokumentuar çdo shkelje të bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës në çështjen e tij hetimore dhe për ta çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Nuk dihet pse pas 500 ditësh SPAK ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të lejojë takimin mes avokatëve dhe Veliajt.

2 Komente

  1. T
    Tirana

    Cfare duhet ditur? I mesuam te gjitha dhe sot Tirana vuan nga mungesa e kryebashkiakut. I vetmi qe ben punen per Tiranen. Te gjithe te tjeret jane te paafte ose thjesht nuk e bejne dot. Nese ne kete vend duhet protestuar eshte gjendja alarmante ne te cilen Tirana ndodhet sot. Do vij prape shtatori dhe perseri asnje shkolle e re, kopsht apo cerdhe. Asnje pallat apo lagje e rregulluar, asnje rruge biciklete e re, asnje urban i ri.. lere me per ujin e per gjelberimin qe nuk ka asnje permiresim. Keto pune Erjoni i bente cdo jave, nuk do ankohemi me kurre me videot qe bente cdo dite dhe ne merziste. Nxirreni urgjent dhe ligji te ndryshohet ti jepet e drejta te kandidoj perseri se kete mandat ja rrembyhen me dhune.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Tani do e lene te lire. I shkreti, nuk ka vjedhur aq shume saqe te jete ne burg.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje