“Në bulevard po lind komunizmi”, Çupi: Majtizmi ekstrem rrezikon botën, rrezikoi edhe Amerikën

13 Korrik 2026, 21:00Politika TEMA
“Në bulevard po lind komunizmi”, Çupi: Majtizmi ekstrem

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi protestën dhe reagimet kundër zhvillimit të koncertit të Kanye West në Tiranë, i mbajtur të shtunën në zonën e Kasharit.

Sipas tij, kundërshtimet ndaj koncertit nuk duhen parë si një ngjarje e izoluar, por si pjesë e një përplasjeje më të gjerë globale.

Çupi u shpreh se bota ndodhet në një konflikt mes Lindjes dhe Perëndimit, duke argumentuar se kjo përplasje shfaqet edhe përmes protestave dhe sulmeve ndaj figurave publike apo drejtuesve të shteteve perëndimore.

Analisti shtoi se në këtë përplasje përfshihet edhe Shqipëria, si pjesë e bllokut perëndimor, duke theksuar se sulmet ndaj liderëve të vendeve perëndimore janë pjesë e së njëjtës agjendë. Duke komentuar protestat, Çupi tha se në bulevard po shfaqen ide dhe praktika komuniste, të cilat, sipas tij, përfaqësojnë një majtizëm ekstrem.

“Jo, është një përplasje mes këtyre të dobtëve, që quhen njerëz të dobët, dhe fuqive shumë të mëdha që po luajnë në botë. Le ta themi hapur se ne ndodhemi në luftë. Jo thjesht ne, por lufta është globale. Lufta është mes Lindjes dhe Perëndimit. Lufta është shumë e egër, sepse Lindja përfaqëson qeverisjen e regjimit, sistemin e varfërisë, sistemin e të humburit, sistemin e të mjerit. Këtë po e shohim edhe në protesta apo në luftën kundër Kanye West. Lufta është globale.

Po kërkohet, siç kërkohet koka e kryeministrit këtu, po ashtu kërkohet edhe vdekja e Presidentit të Amerikës, e kancelarit të Gjermanisë, e kryeministrit të Britanisë së Madhe, e kryeministres së Italisë dhe e presidentit të Francës. Kjo është në qendër të agjendës së Lindjes kundër Perëndimit.

Kur kërkohen krerët e shteteve, ne bëjmë pjesë në këtë bllok. Për fat të mirë bëjmë pjesë në këtë bllok dhe, për fat të keq, nëse do të fitonte Lindja, ne do të shuheshim.”

Në bulevard po lindin ide dhe praktika komuniste, të një majtizmi shumë ekstrem, i cili rrezikon botën. Antifa e rrezikoi Amerikën, ndërsa këta janë tipikë të Antifës. Antifa po rrezikon edhe Evropën Perëndimore dhe kjo është shumë serioze.”, tha Çupi.

13 Komente

  1. K
    Klimax

    As një fëmijë pesë vjeçar nuk e ka këtë llogjikë dhe arsyetim si të Frrokut!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Degjojeni antikomunistin Froq. Nuk ha mut kot ai

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pellazg

      Sa pare ke bo mer Cup tu lepi bole...! Je dhe burre plak, e nuk te shkon... Po je dhe malsor mor Cup...! Apo duhet me t'thon "moj cupe"....

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        Nuk e ka keq Çupi. Të rinjve u duket e pabesushme. Po brezi që e provoi në kurriz e ndjen menjëherë frymën komuniste. Janë punë të thella ideologjitë. Jo më kot Trump flet kundër komunizmit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Komunizmin nuk e lindi proteta, ajo e gjeti ate mes jush intelektu-haleve ( perfshi edhe Cupin)

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selimi

            Bo bo! Doli prapë Frocka!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arben

              Me koqe kandari se ky cupi nuk ka.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arben

                Shume trap eshte.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kaq eshte mjaftueshem

                  Klimax dhe Pellazg! Diskutimi i Frrok Cupit eshte nivel. Eshte nje diskutim ne nivel boteror. Argumentet tuaj s' kane lidhje me idiotelleqet tuaja. Nuk e di po keni akoma rrugevper te ardhur ne Tirane, dmth ne nivel! Per histori ne 1991 per shkrimet e Frrokut tek gazeta RD, zinin rradhen ne ora 3 te mengjezitvper ti blere! Personalishte te sulmoj Frrokun me banalitet tuaja do ndihesha i turperuar!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pazarokracia vazhdon

                    Ky kari ka degjuar Trump qe ka filluar te kontrolloje boten nga rikthimi i komunizmit dhe gjoja po flet me gjuhen e trump, qe USA ta konsideroje e denoje si levizje komuniste protesten! O bole kandari demokraci nuk do te thote hajdutllek e tradhti! Per keto dy te fundit ne jete te jeteve ja vlen te ngrihen popujt!!!!! Ik ndyresire nga media!

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      populli

                      Bravo Z. Frrok : Analize dhe konkluzion i sakt. Respekt per JU.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Të rrosh vetë Çupi, se mëndja....

                        Thotë Çupi: "Po kërkohet, siç kërkohet koka e kryeministrit këtu, po ashtu kërkohet edhe vdekja e Presidentit të Amerikës, e kancelarit të Gjermanisë, e kryeministrit të Britanisë së Madhe, e kryeministres së Italisë dhe e presidentit të Francës." Zot bëje mbarë! Kemi dëgjuar që Irani kërkon kokën e Trump, por që të kërkohej vdekja edhe e kancelarit gjerman, kryeministrit britanik, kryeministres italiane dhe Presidentit të Francës, këtë sot po e dëgjojmë nga Çupi! Por gjëmë qënka se u kërkoka edhe eleminimi i kryekokës Botrore, kryeministrit tonë Edi Rama! Allah, Allah, ç'po na dëgjojnë veshët!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Merri kokrrat Frrok. -Doktorr Allamudhi-

                          Frrok, vertetë kam respekt per ty, por po kostatoj qê të paska prekur pak Alzhaimeri, gjë e cila nuk është ndonjë gabim moral, por një problem shendetsor. Frrok, në çfarë bulevardi po shikohet lindja e komunizmit.....??!! Frrok, merri kokrrat e doktorrit, sepse po të rrjedh truri. Frrok, në Shqiperi nuk është zhdukur kurrë komunizmi, por qê kur ka lindur po vazhdon të jetojë dhe të perparojë çdo ditë e më shumë. Frrok, komunistat kanë qênë dhe janë "makiavelistat" më intiligjenta të rracës Shqiptare, të cilët, nga frika se mos pu ju humbet "rraca", kanë ndertuar një klinikë-maternitet modern dhe totalisht legale, qê quhet materniteti "SHQUP-i", në tê cilën lindin fidanat e rinj, rriten, edukohen dhe lëshohen në fushën e betejes anti-Shqiptare. Pra, Frrok djali, komunizmi nuk po lind në bulevard, por në ketë bulevard, po marshojnë fatosat, pionjerët, rinia dhe veteranët e komunizmit të pastër Shqiptar, të batalionit "SHQUP-i" i diagaçëve të Viçidolit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje