Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, kërkoi nga Spaçi ngritjen e një mekanizmi kombëtar për gjetjen, zhvarrimin dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë diktaturës komuniste. Tabaku deklaroi se ruajtja e kujtesës nuk mund të kufizohet vetëm te ngritja e muzeve, ndërsa mijëra familje shqiptare vazhdojnë të mos kenë një varr ku të nderojnë njerëzit e tyre.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte sot në ish-burgun dhe kampin famëkeq të Spaçit, ku, së bashku me ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, ish-të dënuar politikë, familjarë të viktimave, historianë dhe studiues, mori pjesë në një aktivitet kushtuar kujtesës, rezistencës ndaj diktaturës dhe detyrimit të shtetit për të zbardhur fatin e viktimave të komunizmit.
Në fjalën e saj, Tabaku e vendosi në qendër të diskutimit publik jo vetëm domosdoshmërinë e ruajtjes së Spaçit si muze dhe vend kombëtar kujtese, por mbi të gjitha dramën njerëzore të mijëra viktimave që ende nuk kanë një varr të identifikuar.
Sipas saj, më shumë se tri dekada pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria vazhdon të mbajë mbi supe peshën e një heshtjeje të papranueshme ndaj krimeve të diktaturës.
“Ka vende ku historia lexohet, vende ku historia tregohet, por ka edhe vende ku historia ende dëgjohet. Spaçi është një prej tyre. Historia flet përmes kujtimeve të atyre që mbijetuan, përmes emrave të atyre që nuk u kthyen dhe përmes familjeve që prej dekadash presin një përgjigje, një grusht dheu dhe një varr ku të mund të vendosin lule”, deklaroi Tabaku.
Ajo nënvizoi se rreth gjashtë mijë persona rezultojnë të zhdukur gjatë regjimit komunist, ndërsa mijëra të dënuar politikë u ekzekutuan ose humbën jetën në burgje dhe trupi i tyre nuk iu dorëzua kurrë familjeve.
“Prapa çdo shifre kishte një emër, prapa çdo numri kishte një familje dhe prapa çdo ekzekutimi kishte një nënë që priste, një bashkëshorte që nuk dinte ku të vajtonte dhe një fëmijë që u rrit pa ditur se ku prehej babai”, tha ajo.
Duke u ndalur te revolta e Spaçit e 21 majit 1973, Tabaku kujtoi katër të dënuarit me vdekje, Pal Zefin, Hajri Pashajn, Dervish Bejkon dhe Skënder Dajën, trupat e të cilëve vazhdojnë të jenë pa një varr të identifikuar.
“Le t’i shqiptojmë emrat e tyre, sepse diktatura u përpoq t’i kthente në numra. Diktatura u mohoi një varr dhe detyra e shtetit demokratik është t’ua gjejë atë”, u shpreh Tabaku.
Sipas saj, përgjegjësia e regjimit komunist ishte t’i zhdukte viktimat dhe të fshihte të vërtetën, por përgjegjësia e shtetit demokratik është t’i gjejë, t’i identifikojë dhe t’ua kthejë familjeve.
Tabaku kritikoi mungesën e vullnetit politik dhe institucional për të çuar përpara procesin e kërkimit të varreve masive dhe identifikimit të mbetjeve mortore.
Ajo përmendi zonën e Shpalit, pranë Spaçit, ku ka indikacione se mund të ndodhen mbetjet e katër të ekzekutuarve të revoltës, si dhe zonën pranë “Murit të Gjakut” në Shkodër, ku janë evidentuar prova për praninë e mbetjeve njerëzore.
“Shkenca ka folur, arkivat kanë folur, dëshmitarët kanë folur dhe familjet nuk kanë reshtur së foluri. Tani duhet të flasë shteti”, deklaroi kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat.
Tabaku iu drejtua institucioneve përgjegjëse dhe veçanërisht prokurorisë, duke kërkuar hetime të menjëhershme për çdo vend ku dokumentet dhe dëshmitë tregojnë se mund të ketë trupa të viktimave të diktaturës.
“Mos prisni një tjetër përvjetor. Mos prisni që familjet të trokasin edhe një herë. Mos prisni që dëshmitarët e fundit të largohen nga kjo jetë. Hetoni Shpalin, hetoni Murin e Gjakut dhe çdo vend ku mund të ketë viktima”, kërkoi ajo.
Tabaku njoftoi gjithashtu se, brenda sesionit të ardhshëm parlamentar, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat do të zhvillojë dëgjesa me familjarët, Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Autoritetin e Dosjeve, prokurorinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për një mekanizëm të qartë kombëtar, me përgjegjësi të përcaktuara, afate, financim dhe raportim publik.
Tabaku propozoi krijimin e një databaze të unifikuar të personave të zhdukur, mbledhjen sistematike të mostrave të ADN-së, zhvillimin e hetimeve arkeologjike dhe mjekoligjore profesionale, si dhe ngritjen e një fondi të posaçëm për kërkimet, zhvarrimet dhe identifikimet.
Ajo theksoi se Spaçi duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një vend kombëtar kujtese, edukimi dhe reflektimi, por paralajmëroi se ngritja e një muzeu nuk mjafton për sa kohë shteti nuk u jep përgjigje familjeve.
“Nuk mjafton të restaurojmë muret nëse nuk gjejmë njerëzit. Nuk mjafton të vendosim pllaka përkujtimore nëse nuk u japim përgjigje familjeve. Nuk mjafton të ndërtojmë një muze të vuajtjes nëse vazhdojmë të prodhojmë indiferencë ndaj saj”, u shpreh Tabaku.
Në përfundim, ajo deklaroi se mënyra se si një shtet kërkon të vdekurit dhe përballet me krimet e së shkuarës është një matës i drejtpërdrejtë i cilësisë së demokracisë.
“Një shtet demokratik nuk matet vetëm nga mënyra se si trajton të gjallët. Ai matet edhe nga mënyra se si kërkon të vdekurit, nga guximi për të hapur arkivat, nga vullneti për të gërmuar tokën dhe nga ndershmëria për të pranuar krimin”, tha Tabaku.
Ajo e mbylli fjalën me një apel të drejtpërdrejtë për veprim:
“Asnjë viktimë pa emër, asnjë familje pa përgjigje, asnjë krim i mbuluar nga heshtja dhe asnjë varr i humbur nga indiferenca.”
Per cilin shtet flet, per ate te saliut qe spiunon edhe sot e kesaj dite ?
Mishra lodhura e pẽshtirẽ Tabakxhije pallohet thjesht për perfitime siç u pallonte me djalin e krieministrit Shehu kishurira saj Silva turdiu . Dava dybekhone
Nuk e di kush e genjen kete zhabe qe te meret me politike , kjo eshte dru me pre.
Kjo surrat shpifesire, qe ne gjimnaz rrinte afer deres se shurronte 12 here ne dite, kuterrbon shurre.
U te marrte mortja o kercimtare. Po si ti gjej viktimat kur xhlatet nuk kane ikur kurr nga pushteti. Pyte nje cike non-graden per viktimat e tij? Ja po ta kujtoj une nje: Remsi Hoxhen! Ik moj larask se je e neveritshme.
Kur ishe zotrote ne pushtet shteti nuk deshtoi ik o Tabake mere ndonje leje ndertimi kete di te besh mire per cdo ngele duke dhene mende por se si duhen bere nuk ta nxe goja.
Ik qiu andej.nga gjermania.Ik shaj shqiptaret.injorante.
Kjo qe kercen sa ketu e sa atje, hu me hu, duhet te jete ne hall te madh! Tani qe po i shterrojne edhe pordhet non grates, do ngelet pa karikim. Megjithate zonja e zeze duket e vendosur te na qaje trapin!
Pyete njerezit e fisit Tabaku se ju i dini se ku jane varret.te marte muti shalet ju duhet te kerkoni llogari vetes tuaj ne fillim
Plehu shetites del per krimba se s'jeton dot pa to.
rruspi e ndyre, ku ishe deri tani dhe kure kishim shtet, vetem ne ate kohe kishim shume pak shtet
Tabakja qe shperben mutin e Saliut sa here qe del, harron se kete nuk e beri as Sali kerma i saj, qe mos te flasim vetem nen regjimin e tij shume te presekutuar u futen deri ne greve urie e nje prejt tyre edhe u vetflijua. Ik moj zhabe e peshtire.
Mire moj baxhelle meqense qenke kaq e interesuar perse nuk i gjete ti me kopilin serb? A e di ti moj baxhelle qe ne dosjen e Rukije Rames 14 faqe kane qene te selim berishes vellait nga nena te sali vukut dhe ne 94-en i ka zhdukur nga dosja e saj.
Moj Tabake Talebake! Po si nuk të pushoi haleja me trapllëqet që shkruan? Kriminelin e ke çdo ditë para sysh por ti ke hallin ti marrësh erë bythës me mut të Saliut, pasi për ty është si erë trëndafili. Ok moj Talebake shkërdheu zyrave të non-gratës se na çave trapin me këto shkrime sikur je në klasën e parë të fillores.
Cfare Debilesh ka akoma ne Shqipni.Kjo Fyle me dy sy bon si Keyeministrja e ardhshme e Shqipnise,kerkon Viktima te para 50-60 viteve nga Qeveria e sotme.Oj Debile femer,Lum ai Burre Qe Te Ka Ty:Ka vetem 14 vite ku Babai yt Shpirteror Vrau 4 veta ne Bulevard,me Ze dhe Figure,dhe asnje Vendim deri me sot Kush Dha Urdher dhe Kush Qelloi.Ti kerkon te Vrare para 60 viteve ,dhe ku ne Spac?Ty tu Vrane ne Bulevard,ne Tironen tende moj Balon Tabake.Nuk te kam pare te bgrihesh njehere ne Kembe per ato 4 te Vrare ne Bulevard,Nuk keni Turp fare moj Vemje.Ti ishe Ministre ne ate Qeveri Kriminele.
Llaxorja pa bythe tani u kujtove me zhabe se te permdjekurit nuk jane trajtuar……po kur erdhet ju ne pushtet moj zorb e ndyer sa veta keni trajtuar…ik se nuk po gjej dot fjalor te shaj me liber shtepie. Je nje plake shpirtzeze dhe me bythe rrafsh
O Tabakone! A e pyt Sali halene ku ndodhet venprehja e Remzi Hoxhes! Ti kerkon kockat e lloj lloj plehu ketu e 80 vjet perpara. Remziu paste rahmet ka 25 vjet qe eshte pa varr. Kerkoja kete nje here kriminelit qe kryetar e pastaj gjejme te tjeret. Mos na u hiq si shefja e bordellos karakurva qe shet moral per ndershmeri. Prandaj hajt mos ha shume marmalate se te bo dom. Karaputane.