Gjiknuri u përgjigjet akuzave: Nuk kam qenë asnjëherë në Aruba, nuk kam takuar asnjëherë e askund dhe nuk kam pasur asnjë lidhje me personat për të cilët flitet

13 Korrik 2026, 16:37Politika TEMA
Gjiknuri u përgjigjet akuzave: Nuk kam qenë asnjëherë


Deputeti Damian Gjiknuri ka hedhur poshtë aludimet e bëra në deklaratat publike se ai ka qenë pjesëmarrës në një takim në Aruba me disa biznesmenë shqiptarë. Në një postim në Facebook, Gjiknuri shkruan:

Kam qenë gjithmonë i bindur se nuk ia vlen të humbet kohë duke iu përgjigjur çdo shpifësi ordiner që hedh baltë mbi emrin tim. Pa e fshehur ama habinë time se si mediat riprodhojnë deklarata pa asnjë fakt nga një person i njohur publikisht dhe dënuar me vendim gjykate si mashtrues profesionist. Mashtrues që ka tërhequr dhe rekursin e tij në gjykatë duke pranuar dënimin.

Megjithatë, në rolin e një shpifësi ordiner me pagesë, ky person vazhdon edhe sot të përsërisë publikisht të njëjtat pretendime. Gjatë gjithë karrierës sime, si në sektorin privat ashtu edhe në jetën publike, kam refuzuar kategorikisht t'u nënshtrohem këtij lloji gjobëvënësish publikë, që paguhen për të sharë dhe shajnë për t'u paguar.

Në respekt ndaj opinionit publik, i cili helmohet nga deklarata të tilla shpifëse, deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam qenë asnjëherë në Aruba, nuk kam takuar asnjëherë e askund dhe nuk kam pasur asnjë lidhje me personat për të cilët aludon ky shpifës.

Për shkak të funksioneve që kam ushtruar në jetën publike dhe akuzave të vazhdueshme të ngritura ndaj meje, emri im i është nënshtruar verifikimeve më të imtësishme nga organet e posaçme të drejtësisë. Të gjitha këto procese kanë konfirmuar pastërtinë e figurës sime, ndërsa shpifësit janë detyruar të gëlltisin mbrapsht të pavërtetat e tyre.

E sfidoj publikisht Arben Llangozin të publikojë provat që mbështesin pretendimet e tij. Në të kundërt, ai duhet të tërhiqet publikisht nga këto deklarata dhe të dorëzojë licencën e avokatit.

Ndërkohë, kam autorizuar avokatin tim të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për ngritjen e padisë për shpifje ndaj Arben Llangozit,
përfundon Gjiknuri.

 

7 Komente

  1. d
    drejtesi e munguar

    S'ka nevoj per shume deklarata.Avokati Juaj te paraqes ,ne emer tuaj,kallzimin penal per shpifje.Te gjitha te tjerat jane llogje.

    Përgjigjjuni
    1. O
      One

      Hahaha, pret ta besojn njerezit ky. Ta dhjeu ortaku jot, Saliu. Zer be te tha, dhe ti qe zgerdhiheshe se e dije qe me ty ishin dhe njerezit e Saliut. Te pam te gjith me ze e me figur. Ik o Gjiknur, ik merr nje avokat te mir se do te duhet.

      Përgjigjjuni
      1. O
        One

        Se harrova me te pyt. Po Engjell Agaci ka qen ne Aruba? Eh mer Gjiknur, si jan keto pun. Merr nje avokat te mir.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Popull

          Damian Damllaja...mbrapa te vjen historia...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sateri

            Ke qene a s'ke qene ne Aruba, kjo s'ka rendesi. E rendesishme eshte qe te jane qepur hijenat e kufomes non grata, dhe duhet ti besh derman kokes. Dhe mire tu behet se nuk u kujtuat kurre per ta pastruar drejtesine e degjeneruar te Argites e ts Zenit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisti

              Ke te drejte o sater kari nga lavdari. Keta jane engjej , por i bejne pis ato hjenat e Sales.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fat man

              Po pse o kar si do te pranosh ti qe ke qene ne Aruba se bashku me Don Agacione Kumbarit Rama dhe je ulur ne nje tavoline me kar-telet e droges? Qe pas ketij takimi Shqiperia u mbush me parate pista euro dhe dollar duke u pastruar me lejet e ndertimit qe ka dhene Kumbari per resorte dhe kulla, ne kembim te sjelljes ne tavoline fitoret ne cdo palaco zgjedhje qe i fiton vetem PS dhe Kumbari.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje