Begaj në Luginën e Preshevës, studentët serbë: Mediat e regjimit nuk e raportuan vizitën e presidentit shqiptar

13 Korrik 2026, 17:40Politika TEMA
Begaj në Luginën e Preshevës, studentët serbë: Mediat e

Presidenti, Bajram Begaj ka vizituar së fundmi Luginën e Preshevës, popullsia e së cilës është me shumicë shqiptare etnike. Vizita e Begajt në Serbi ka sjellë reagime teksa studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë kërkuan të dinin se përse nuk ishte njoftuar vizita e presidentit shqiptar si dhe kërkuan të dinin pse mediat e lidhura me regjimin serb nuk raportuan vizitën e Begajt.

Grupi joformal i Studentëve të Fakultetit të Drejtësisë në Bllokadë tha në postimin e tij në Instagram se Presidenti i Shqipërisë nuk bëri një vizitë zyrtare në Beograd, por shkoi në qytetet e Bujanocit dhe Preshevës i shoqëruar nga policia serbe dhe një njësi sigurie e armatosur me armë automatike. Sipas tyre Begaj u prit nga zyrtarë vendas dhe flamuj shqiptarë.

“Begaj erdhi në Serbinë jugore nën velin e errësirës mediatike sikur të ishte në shtetin e tij. Më vonë morëm një deklaratë nga kryetari i bashkisë së Preshevës ku thuhej se Presheva dhe lugina e Preshevës janë pjesë e patjetërsueshme e botës shqiptare”, thuhej në postim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga ana tjetër njoftoi sot se homologu i tij kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme nga Beogradi për të vizituar jugun e Serbisë.

“Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e diçkaje tjetër”, tha Vuçiç.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë JUGpress nëse personat e armatosur me armë të gjata që siguruan qëndrimin e Begajt në Bujanoc ishin “tanët apo të tyret”, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Tanët.”

5 Komente

  1. D
    Drago

    Booobo u helmuan koqevaret e abdyl kurtit... Pse Begaj shkoi atje...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      O mjeran trushperlare mut I vogel, Novi Sad eshte 2 ore me avion nga Prishtina , eshte kryeqytet I Vojvodines me shumice hungareze , Urrejtjet krahinore u vlejne trushperlareve , qe kujtojne se SHQIPERIA NATYRALE eshte sa fshati tyre ( I nderuar) U vlen serbogreke gjithashtu Koha punon per shqiptaret

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mose ka vajtur në xhamie?

      Mosë ka vajtur për tu lutur në ndnjë Xhamie ky Bajrami? se veç president i Shqiptave ky nukë ështe. Ndosha ështe president i Myslimanve shqip folës Turqit por jo president i Shqiptave..

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Pirdhuni ne Qipro Atje keni ato …. Pirdhuni ne Kostandinopoj a Siri nga …

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali leninisti

          Kurse ti pirdhu ne anadoll ose arabi

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje