Vendimi gjykatës - Veliaj jep ‘OK’: Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës!

13 Korrik 2026, 17:10Politika TEMA
Vendimi gjykatës - Veliaj jep ‘OK’: Alban Dokushi rikthehet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke mundësuar rikthimin në pozicionin e mëparshëm të Alban Dokushit, si Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës.

Sipas njoftimit, urdhrat janë protokolluar në Bashkinë e Tiranës në zbatim të vendimit gjyqësor, i cili ka shpallur të pavlefshme aktet që çuan në largimin e Dokushit nga shërbimi civil.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Administrative e Apelit ka vlerësuar se vendimi për lirimin e Alban Dokushit nga detyra, si edhe urdhri për përfundimin e marrëdhënieve financiare, janë absolutisht të pavlefshëm, duke i konsideruar juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

Sipas gjykatës, këto akte nuk kanë krijuar asnjë pasojë juridike, nuk kanë hyrë në fuqi dhe nuk mund të korrigjohen apo legjitimohen më vonë nga organi që i ka nxjerrë.

Vendimi i formës së prerë konfirmon përfundimisht rikthimin në detyrë të Alban Dokushit dhe përcakton se aktet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk prodhojnë asnjë efekt juridik që nga momenti i nxjerrjes së tyre.

Me firmosjen e urdhrave nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, vendimi i gjykatës hyn në fazën e zbatimit administrativ, duke i hapur rrugë rikthimit të Dokushit në funksionin që mbante para largimit nga detyra.

4 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Po leket qe do te marr Dokushi kush do ti paguaj apo si gjithnje populli fukara.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari.

      Te denohet kush ka bere akuze te pa bazuar, duke vene ne pune koti organet. Ti paguhet rroga per periudhen qe ishte pezulluar.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vuli

        Ky eshte ne burg ca po flisni. Ka marr vulen me vete. Ca hajduti paska vjedhur dhe vulen

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lalka Eionka

          Pse nuk e dije ti merr shok se ai o 99-ç ?? Se ça donte ai në PS dhe PS (e vërtetë) me këtë ec e merre vesh !!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje