Deputeti i PS, Damian Gjiknuri foli në seancën e sotme lidhur me Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash u shpreh se komisioni do të kërkojë shtyrjen e afatit.
“Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. Qeveria e ka shprehur prej kohësh gatishmërinë për të siguruar financimin, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të zhvillohen tërësisht me votim elektronik.
Komisioni i Reformës Zgjedhore, në mbledhjen e radhës, do të kërkojë shtyrjen e afatit. Është bërë një punë e mirë, por ka pasur pengesa për shkak të konflikteve politike.
E vetmja mënyrë për t’i zgjidhur këto çështje është përmes reformës zgjedhore. Pa një reformë që adreson rekomandimet e OSBE-së, nuk ka zgjidhje tjetër. Opozita le të paraqesë propozimet e saj. Ne nuk kemi imponuar asnjë rregull dhe nuk kemi arsye ta bëjmë këtë. U kemi lënë mundësinë të zgjedhin“, tha Gjiknuri, mes të tjerash.
ehe, po i ngelen ne dor Gjiknur Arubes zgjedhjet,.... dihet si do shkojn.
Ose mundesoni popullin t'ju fshije me zgjedhje te lira e te NDERSHME, se paku te standartit te Kosoves, ose do t'ju fshije me te gjitha menyrat e tjera te mbetura. Damian, shume dekada ke qe po vret zgjedhjet e lira e te NDERSHME ne Shqiperi, se bashku me ate jevgun turk bylykbash! Te kane urdheruar?! Neser nuk do te kete fare rendesi ky palo fakt!!!!