Blendi Gonxhja shprehu mirënjohjen për të gjitha ekipet që kontribuuan në mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West

13 Korrik 2026, 13:21Kulturë TEMA
Blendi Gonxhja shprehu mirënjohjen për të gjitha ekipet që

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehu mirënjohjen për të gjitha institucionet, strukturat dhe ekipet që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West, një aktivitet historik, i cili mblodhi rreth 60 mijë spektatorë nga vendi e bota.

Përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ministri Gonxhja theksoi se, pas një mbrëmjeje që hyri në histori dhe shënoi një moment krenarie për Tiranën dhe Shqipërinë, qëndruan qindra profesionistë që punuan pa u ndalur për të garantuar organizimin, sigurinë dhe suksesin e aktivitetit.

Ai falënderoi Policinë e Shtetit, Policinë Rrugore, Policinë Bashkiake, Forcat Zjarrfikëse, Urgjencën Kombëtare, si edhe APR, DPN1, DPN2, DPN3, Dekorin e Tiranës, drejtoritë, specialistët dhe agjencitë e Bashkisë Tiranë, OSHEE-në, Njësinë Administrative Kashar dhe çdo institucion, strukturë, ekip e zyrtar që u angazhua në këtë organizim sfidues.

“Pa përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen tuaj, kjo natë nuk do të ishte bërë realitet dhe sukses”, u shpreh ministri në postimin e tij, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional si një element kyç në realizimin e një prej eventeve më të mëdha të organizuara ndonjëherë në vend. A.K./TemA

Lini një Përgjigje

Blog Tema