Çelet ekspozitë me shtypin e viteve 1950- 1990 në Gjirokastër

13 Korrik 2026, 13:16Kulturë TEMA
Çelet ekspozitë me shtypin e viteve 1950- 1990 në

Është një nga sallat e tunelit të ndërtuar poshtë kalasë së Argjiros në Gjirokastër i cili që prej 2014  njihet si Muzeu i Luftës së Ftohtë. Në muret e saj sheh stenda ku janë ekspozuar pjesë nga gazetat që janë botuar në Shqipëri që prej vitit 1950 deri në rënien e sistemit komunist. Kjo ekspozitë e vecantë e celur nga biblioteka “Apostol Meksi” do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në këto ambiente.

“Ne jemi përpjekur të përzgjedhim materialet që kanë bërë histori gjatë asaj periudhe, që fillon bunkerizimi i Shqipërisë, tunelet, bunkeret që janë ndërtuar, festivali i këngës së 11-të. Kemi periudhën e viteve ‘60-‘70-të që ishte prishja e kishave dhe e xhamive të cilët kanë lënë gjurmë në historinë tonë. Ndërkohë i kemi prekur dhe marrëdhëniet jugosllave, shqiptaro-ruse si dhe marrëdhëniet kineze”, tha Ritvana Babaramo, Koordinatore e bibliotekës “Apostol Meksi”, Gjirokastër.

 Muzeu i Luftës së Ftohtë mbetet një nga muzeumet më të vizituara të qytetit të gurtë.Vetëm gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2026 ka pritur 6293 vizitorë.

“Sezoni turistik këtë vit ka filluar me këmbë të mbarë. Krahasuar me vitin që shkoj kemi një frekuentueshmëri goxha të lartë. Vizitorët janë nga e gjithë bota, kureshtarë për të njohur historikun e qytetit, historikun e këtij tuneli në veçanti, sepse vizitorët më të shumtë janë nga vendet komuniste”, deklaroi Albana Ismaili, Koordinatore e Muzeut të Luftës së Ftohtë në Gjirokastër.

 Tuneli i Luftës së ftohtë është ndërtuar në periudhën 1970 – 1980.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje

Blog Tema