Google rikthen review-të e “Rozafës”, Gjergj Erebara i dëshpëruar. Dy ditë më parë ironizonte Ramën se Google ende nuk i kishte rikthyer vlerësimet

13 Korrik 2026, 09:52Politika TEMA

Google ka rikthyer vlerësimet (reviews) për restorantin “Rozafa – Fish City”, pasi ato ishin ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit si pasojë e një fushate të koordinuar me review të rreme që sulmonte bizneset shqiptare të turizmit në kulmin e sezonit turistik.

Problemi u zgjidh pas ndërhyrjes pranë Google dhe informimit se review-të ishin të rreme dhe pjesë e një fushate terrorizmi digjital kundër turizmit në Shqipëri. Por, gazetari i BIRN, Gjergj Erebara postonte disa orë më pas me entuziazëm faktin se restorantit të biznesmenit Gjergj Luca nuk i ishin rikthyer ende review-të. Ai postim mjafton për të marrë autorësinë e fushatës kundër turzimit.

Google rikthen review-të e “Rozafës”, Gjergj Erebara i

Pas ndërhyrjes së Google, faqja e biznesit shfaqet sërish me vlerësimin 4.4 yje.

Rikthimi i vlerësimeve vjen në një kohë kur Policia e Shtetit ka njoftuar se po heton fushatën e komenteve të rreme ndaj disa bizneseve, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se po bashkëpunojnë me Google për identifikimin dhe heqjen e vlerësimeve të manipuluara.

Pas kësaj, operatorët turistikë e kanë shpallur Erebarën “non grata” në hotelet dhe restorantet që ai ka sulmuar.

Google rikthen review-të e “Rozafës”, Gjergj Erebara i

Lini një Përgjigje