Ylli i futbollit francez Benjamin Pavard dhe modelja shqiptare Kleofina Pnishi bëhen prindër për herë të parë
Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Pavard përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi fotografitë e para familjare dhe zbuloi se çifti është bekuar me një vajzë.
E vogla mban emrin Lena Rose Pavard. Edhe pse fotografitë u publikuan vetëm tani, detajet në rripin e maternitetit tregojnë se ajo ka lindur më 17 qershor 2026, duke lënë të kuptohet se çifti e mbajti të fshehtë ardhjen në jetë të vajzës për disa javë.
“Bota ime e tërë. Bekimi ynë më i madh”, shkroi Pavard krahas fotove prekëse me partneren dhe të porsalindurën.
Lajmi vjen vetëm pak javë pasi Kleofina Pnishi konfirmoi publikisht shtatzëninë e saj, duke ndarë në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Megjithatë, pritja e ëmbël ishte raportuar edhe më herët nga mediat rozë.
Urime për çiftin, i cili tashmë ka nisur një kapitull të ri si familje me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Lena Rose.
Ta kene me jete dhe me gezime femijen e tyre.
Lajm shume i "rendesishem". Nje vajze shqiptare e martuar me nje djalke frances na paskan bere nje femije dhe ky lajm e gezon gjithe popullin shqiptar pavaresisht se emri i vajzes nuk eshte shqiptar e se femije lindin dite per dite.
I uroj nga zemra gjithe te mirat kesaj familje me njerez te mrekullueshem.