Terroristët online, 200 veta në hetim: Sulm dixhital, 15 denoncime në polici nga biznese

13 Korrik 2026, 12:20Kronika TEMA
Terroristët online, 200 veta në hetim: Sulm dixhital, 15 denoncime

15 pronarë biznesesh kanë bërë denoncim pranë sektorit të krimit kibernetik për dëmtim të biznesit për shkak të reëjuve negative të bëra për shërbimet që ata ofrojnë.

Sipas burimeve për abc neës Policia ka identifikuar më shumë se 200 persona që dyshohet se kanë përdorur llogaritë e tyre të rregullta në rrjetet sociale për të publikuar ose shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve.

Të gjithë po verifikohen për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe nëse veprimet e tyre përbëjnë elementë të veprave penale.

 


Sipas burimeve, hetuesit po shqyrtojnë disa vepra të mundshme penale, mes tyre “manipulimi i çmimeve”, “përhapja e informacioneve të rreme”, “shpifja”  dhe “falsifikimi kompjuterik”.

Policia thote se qëllimi i hetimeve është identifikimi i personave që dyshohet se kanë organizuar dhe koordinuar fushatën e vlerësimeve negative, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në imazhin dhe aktivitetin ekonomik të bizneseve të prekura.

Ndërkohjë mbi 10 mnijë llogari në rrjtet sociale janë hapur së fundmi me qëllim dëmtimin e imazhit të të bareve, restoranetev  kryesisht biznese të mëdha.

Policia dyshohet se një grup I organizuar janë koordinuar me qëllim lënien e reëvjuve negative, kjo dëmton jo vetëm bizneset por dhe imazhin e shqipërise tek turistët e huaj këto komente negative ne pikun e sezonit turistik janë një dëm I konsiderueshëm ekonomik.

3 Komente

  1. M
    Muharem Kaso

    SPAK ku eshte . Grup i strukturuar kriminal

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Sulmet virtuale dixhitale, quhen kriminale.Vrasësit, drogaxhijtë, trafikantët, oligarkët , quhen VIPA. Mirësevini, në botën e përmbysur , Ku zhveftësimi i të gjitha vlerave dhe nikilizmi ekzistencial, është ligj shteti.Niçe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqip-kari

        Shqip-kari eshte budalla , mendone qe i fshehur mbas ekranit nuk e zbulone askush , njesoje si struci qe futé koken ne rere dhe mendone se i fsheh... Shqip-kari ketu ku une jetoje ju denoheni 6 vjet burge..... Shqip-kari mesoje interneti eshte bere per te surveille njerzit...... Te demtoshe biznesin e tjetrit eshte krime dhe duhet te shkoshe ne burge

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje