Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari

12 Korrik 2026, 13:45Kronika TEMA
Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Orziaj  ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po lahej në lumin Osum.

Sipas informaconeve paraprake 15-vjeçari F.S., që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.

Babai i të miturit ka hyrë në lumë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht e ka nxjerrë të birin pa shenja jete.

Trupi i 15-vjeçarit është dërguar në morg, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje