Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

12 Korrik 2026, 10:45Kronika TEMA
Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe

Policia ka kryer një operacion antidrogë në qarkun e Lezhës. Gjatë këtij operacioni tre persona kanë rënë në pranga.

Të arrestuarit janë identifikuar si Dritan Nikolli, Vosava Mercina dhe Jetmit Rrucaj.

Njoftimi i policisë

Gjatë kontrolleve intensive në territor, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, goditën 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve policore:

* Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, Mirditë, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë.

* Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 47 vjeç, banues në Fshat Laç, Kurbin, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

* Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasen V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo.

Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. G
    Gezuar Ramazonin

    Maloke te trashe..nuk e kuptuan keta kafshe qe dy satellitet te filmojne deri ne 50 cm .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje