Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, pasi ka ndërruar jetë një 36-vjeçar teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36-vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të liccensuar për prodhimin e drurit.
Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë.
36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.
Lini një Përgjigje