Një hap drejt urisë. Çfarë thotë ligji!?

11 Korrik 2026, 17:10Blog Nga Frrok Çupi

Të dridhet mishtë kur merr vesh se një grusht shqiptarësh kanësulmuar për vdekje shqiptarët.

Kanë sulmuar ekonominë, turizmin, punësimin, vetë tryezën e drekës dhe të darkës së njerëzve të këtij vendi. Mijëra hotele, sipërmarrje, atraksione turizmi, agroturizma janë sulmuar me mijëra Review  të rreme. Të gjitha thuajse u gjunjëzuan. Shqiptarë që të shikojnë drejt në sy, të vijnë në bulevard, të vijnë në plazh, deri edhe në hotelin; ata që sapo kanë sulmuar.

Askush nuk dihet cili është, të gjithë vihen në dyshim nga njëri tjetri. Përveç një ‘liste’ politike e vitit 1997, qëqenka kthyer në listë sulmi kundër ekonomisë dhe turizmit me armën ‘review’. Pa trokitur në derë, por në eter, ata të sjellin armën kibernetike që të fshin gjithçka: djersën, rolin, kontributin, vlerën.

Ti që ishe hotel me persë yje, kthehesh në hotel me 1.5 yje. Dikush i panjohur të ka bërë ‘rivlerësimin’. Dhunë e padukshme, por dhunë e egër. Shumica e sipërmarrjeve kështu. Bota turistike ka anuluar mijëra rezervime në Shqipëri.

Review, arma e fundit. Para pak ditësh sulmuan me algoritme. Pastaj me ‘plumba ballit’, në mes të bulevardit. Pastaj me arkivol. Derisa plasi dhuna fizike e tyre kundër policisë dhe shtetit.

E fundit është ‘Rivlerësimi i rremë’ (review), që ka vënë në gjunjë turizmin.

Luftën e tërheqin shqiptarët si buaj të baltës kundër jetës së njeriut këtu.

Kjo është luftë kundër jetës. Kjo është luftë kundër njerëzimit.

Ndoshta vetëm një hap drejt zisë së urisë.

Ka dy arsye pse kjo është luftë kundër njerëzimit:

Sepse nëse shuhen bizneset, turizmi dhe ekonomia- siç këta po tentojnë, atëherë një pjesë e popullsisë i drejtohet ndihmës humanitare. Ndihmës për mjetet bazike, deri te ushqimi dhe veshje.

E dyta, sepse të gjitha situatat e zisë së urisë, janë krijuar për shkak tëluftërave. Vendi ynë ndodhet nën sulm, në luftë me një botë të errësirës.Këta e kanëlëshuarmakinëndrejturisë, zor se mund ta ndalinmë.

Vendi ynë, shumë vite të shkuara, është ndodhur nën peshënmakabre të zisë së urisë. Hapni arkivat. Avionë të vegjël të Kombeve të Bashkuara fluturonin ulët mbi fshatra, qytete dhe grumbullime banesash, hidhnin pak ushqim, pak bukë a biskota të vjetra.

Zia e bukës në rruzull ka bërë kërdinë. Ka nisur që para 27 shekuj para Kohës së Re, në Egjipt, e nuk është ndarë.

Në vendin tonë, tashmë në krah të fuqive më të mëdha e më pozitive të kohës, nuk mund të ndodhë zia e urisë; por këta shqiptarë dhe ushtarë të ‘urisë’, për këtë synim luftuan.

Këtë luftë e udhëheqin politikanët e përmbysur. Politikanët që luftuan me armë e me avionë kundër popullsisë. Politikanë që u zhytën në korrupsion të madh. Politikanë që nuk votohen kurrë më.

A mos vallë edhe kjo luftë nuk do të ndëshkohet?

Bota ka krijuar ligjet më të forta në ndëshkim të krimeve kundër njerëzimit. Krijimi i situatave të vuajtjes , varfërisë, shfarosjes, urisë, skllavërisë e torturës,  bëjnë pjesë në krime kundër njerëzimit.

Me të njëjtën frymë dhe drejtpërdrejt, janë ndërtuar ligjet edhe në Kodin Penal të Shqipërisë.

Të gjithë kuptojnë: Po bëhet luftë kundër nesh

Të gjithë pyesin: A do të veprojë ligji?

8 Komente

  1. E
    Edi

    Akoma jeton ti ore zhabe e peshtire? U sulmuan mijëra biznese thote lëtyra.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Të shtypen fekalet e bulevardit

      Po pse nuk të duket sulm ky tu more ta qift Edi edhe Frroku mamajken...

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aftësim Teknologjik

      Ty Frrok duhet të të ngjethet mishi që flet kundër popullit shqiptar pikë së pari. Boll lëpive kockat për të dramatizuar akoma më shumë retorikën e padronëve. Asnjë njeri me dy mend në kokë nuk e beson thirrjen e për mëshirë se gjoja këta biznesmenë po vuajnë për bukën e gojës. Mjaft më se është turp, sinqerisht është shumë turp!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjalēt e qirit ( kēngē Ilir Shaqiri)

        Importi nga Serbia, Maqedonia Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, ndihmon kēta shtete qē popullsia tyre tē jetoj nē harmoni, ndērsa qeveria shqiptare tē hapet me kursimet e qytetarēve duke i shpenzuar sipas dēshire. BE dhe vēndet tjera ,jo vetēm pērfitojn nga blerjet qē bējn ,por dhe ankohen me njēra tjetrēn pēr eksportet e tyre, duke na etiketuar si tē babēzitur.Politike mafioze e qeveris shqiptare me largimin e tē rinjve, mohimin e pensioneve pēr tē moshuar, zhvatjen e pronave publike, shteximin e pronave private, shitjen e detit, bregdetit, apartanente, pyje, male,liqene,lumenj,ajroporte., nuk ka ngelur asgje publike, me përjashtim bulevardit dēshmorēt e kombit.13 vite qeverisje, Ramēs sē PS-sē, nuk i ka shpētuar asgjē pa shikuar e rishikuar e ri rishikuar e ri ri rishikuar e ri ri ri rishukuar, derisa ti nxjerri ujin e zi duke shtrydhur.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fjalet e leshit

          Vajti ora shko tako endacaket te boulevardi.... Ti do jesh nje nga ata plehra ndyresira antishqiptare qe kane goditur biznesin Ke plazhe ka shitur Rama mor plehre komuniste cilin plazhe atevkuvte shkerdhehet motra.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Free mero from BERISHA

          Ky mercenar i perjetshem rrok frrok troke!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shpellaret ne offensive...JO modernes

            Ce pyet...Shqipetarin gjithmone e ka perdorur Greku turku e serbi si arme kunder shqipetarit ..Mire ata mercenaries qe paguhen e mendojne vetem per ekonomine shtepiake jo atdheun po pjesa tjeter qe u bashkohet kaq injorance kane sa nuk kuptojne qe humbja nga reni a e turizmit,mungesa e investimeve ,falimentimi I bizneseve nuk u sjell mireqenie ekonomike,e mire atdheun se doni dhe se kini per gje ti vini flaken...? Ju ankoheni se iken femijet...por falimentoni bizneset qe tu vijne femijet??? Shume inteligjence kini..E tradheguar nga shpellat eshte?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Frroka

              Lulla ky spiun I vjeter

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje