Adriatik Lapaj u ankua për koncertin e Kanye West, Gjykata Kushtetuese ia kthen pas padinë: Nuk është e plotë

10 Korrik 2026, 16:45Sociale TEMA
Adriatik Lapaj u ankua për koncertin e Kanye West, Gjykata Kushtetuese ia

Pasi "Shqipëria Bëhet" dhe Shoqata "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" kanë depozituar kërkesa për shfuqizimin e Aktit Normativ për financimin e koncertiti të Kanye West dhe pezullimin e tij, Gjykatat Kushtetuese njofton se të dyja kërkesat rezultuan të paplota për mungesë dokumentacioni dhe u ka lënë kërkuesve një afat 10-ditor për plotësimin e dosjes. Në të kundërt, kërkesat do të arkivohen.

“Në përgjigje të interesimit tuaj për kërkesat e paraqitura nga Partia “Shqipëria bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ju njoftoj se në datën 10.07.2026, në Gjykatën Kushtetuese janë paraqitur dy kërkesa me objekt shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si dhe pezullimin e zbatimit të tij.

Gjatë verifikimit paraprak të kërkesave, u konstatua se ato nuk ishin të plota dhe nuk shoqëroheshin me të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

Konkretisht, Partia “Shqipëria bëhet” nuk kishte bashkëlidhur aktin e themelimit dhe statutin e partisë, ndërsa Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk kishte paraqitur dokumentacionin që provon statusin e saj juridik, si dhe aktin e përfaqësimit për avokatët e deklaruar në kërkesë. 

Për këtë arsye, të dyja kërkesat janë regjistruar si kërkesa të paplota dhe kërkuesve u është kërkuar të plotësojnë dokumentacionin brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga ligji.

Nëse dokumentacioni nuk paraqitet brenda këtij afati, kërkesat do të arkivohen”, njofton Gjykatat Kushtetuese. 

Më herët Kreu i Shqipëria Bëhet kërkoi nga Gjykata Kushtetuese veprime pa vonesa, pasi sipas tij efektet financiare kanë nisur dhe do të jetë shumë vonë për t’i kthyer sërish pas paratë në buxhetin e shtetit. Lapajt tha se cenon dhe barazinë e shtetasve para ligjit.

6 Komente

  1. U
    Ustai

    Ky tik ver llapa po e kru si shum kurva.e do nji te cukitme qe te bjeri squke

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Ky eshte nje nga njerezit me te piste qe mund te kete vendi

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        E ke mbush kupen shkerdhate.bere corap dynjan e pusht

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Emore LLAOAQEN JENI BERE SI ATA ZAGARET E RRUGEVE QE LEHIN GJITHEDITEN .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Llapushi

            Po paske qene zero me xhufke, mor Lapaj!

            Përgjigjjuni
            1. 8
              85x8yufk

              Kjo tregon se Gjykata Kudhtetuese eshte vegel e qeverise dhe punon per hesap te saj dhe jo ne zbatim te ligjit.Partia e Llapajt eshte subjekt zgjedhor,ka konkuruar ne zgjedhjet e fundit dhe ka te njejten status juridik si Ps apo Pd. Ketu eshte fut ne burg kryetsri i zgjedhur i bashkise se tiranes nga nje person anonim qe nuk ekziston ndersa partia e Llapajt njihet boterisht. Ky eshte nje turp per GJK e cila ashtu si dhe SPAAk duhet qe kryesisht ta shpallnin antikushtetues aktin normativ qe fal 4.2milion euro per aktivitet privat te nje kengetari te huaj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje