Vendimi për zjarrfikësit, shpërblim deri 50% të pagës për çdo orë shtesë

10 Korrik 2026, 17:05Kronika TEMA
Vendimi për zjarrfikësit, shpërblim deri 50% të pagës

Me të nxehtin e qershorit ka nisur dhe stina e zjarreve. Të dhënat zyrtare flasin për 283vatra që kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Në këto ditë të vështira për këtë shërbim qeveria ka vendosur të ndërhyjë për të rishikuar skemën e pagesave.

Në vendimin e marrë këtë të premte për punën jashtë orarit zjarrfikësit do të marrin si shtesë 20 për qind të pagës nëse do të angazhohen deri në orët e mbrëmjes. Të ardhurat shtohen nëse betejat e tyre me flakët ndodhin gjatë festave zyrtare, në orët e natës apo kur ata kanë pushimin e javor, zjarrfikësit do të shpërblehen me 50% të pagës.

Për rastet kur efektivët nuk kanë qenë në detyrë dhe angazhohen jashtë planifikimit, gjatë festave, do tu llogaritet një ditë pushimi shtesë ose pagesë për 8 orë shtesë; kompensim për çdo orë shtesë mbi bazën e pagës orare.

Ndërkaq zjarret nuk kanë munguar. Në Lushnje u shënua vatra e radhës. Në Lumth një 57 vjeçar dogji mbeturinat por flakët dolën nga kontrolli.  Si pasojë u dogj një mjet bujqësor dhe bazë ushqimore për bagëtinë. Në përpjekje për të shuar flakët mbeti i lënduar një tjetër person, por jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje