Shqipëria nis një fazë të re të integrimit në BE-Mbyll kapitujt e parë negociues

10 Korrik 2026, 18:10Blog TEMA
Shqipëria nis një fazë të re të integrimit në

Nga Brukseli, Augustin Palokaj 

Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar në takimin e Përfaqësuesve të përhershëm të premten në Bruksel për të mbyllur tre kapituj negociues me Shqipërinë në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Mbyllja e këtyre kapitujve do të bëhet në një Konferencë ndër qeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë të Martën me 14 korrik në Bruksel.
Në BE janë pajtuar që Shqipëria të mbyll kapitujt me numra rendorë 25, 26 dhe 30 për të cilët ose nuk ka nevoj të negociohet fare ose Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Shqipëria do të mbyll kapitujt 25 (Shkenca dhe hulumtimet) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura), kapituj të cilët në të kaluarën janë hapur dhe mbyllur përnjëherë pasi për to nuk ka ndonjë kornizë të përbashkët ligjore të BE-së por vëtëm disa parime themelore. Por që nga hyrja në fuqi e metodologjisë së re në procesin e zgjerimit të BE-së asnjë kapituj nuk ka mundur të mbyllet pa u miratuar një raport i ndërmjetëm për përmbushjen e kritereve kalimtare në fushën e rendit dhe ligjit, raport i njohur me shkurtesën IBAR. Një raport i tillë për Shqipërinë është miratuar me disa muaj vonesë pasi ka pasur rezerva nga ana e disa shteteve anëtare por ky miratim së paku ka hapur rrugën që Shqipëria tash të hyj në fazën e mbylljes së kapitujve pasi vitin e kaluar kishte bërë një progres të jashtëzakonshëm duke i hapur të gjithë kapitujt.
Por diplomatë nga vendet anëtare edhe të premten kanë përsëritur se “Shqipëria ka disa çështje rreth sundimit të ligjit” dhe se presin që Tirana të siguroj punën e pavarur dhe të pa penguar të gjyqësorit, sidomos të SPAK-ut. Në Bruksel dhe në disa kryeqytete të vendeve anëtare nuk ishin pritur mirë disa deklarata të Kryeministrit Erdi Rama qe u panë si përpjekje për të bërë presion ndaj SPAK-ut.
Shqipëria do të mbyll edhe kapitullin 30 që ka të bëj me politikën e jashtme. Rreth këtij kapitulli Shqipëria nuk ka pasur probleme asnjëher pasi është e përshtatur 100 përqind me pozicionet e BE-së në çështjet e jashtme ndërkohë që është edhe vend anëtarë i NATO-s.
Të njëjtën ditë pritet që Mali i zi të mbyll dy kapituj tjerë duke arritur numrin e kapitujve të mbyllur në 18. Ndonëse dallimi mes Malit të zi dhe Shqipërisë në numrin e kapitujve të mbyllur do të jetë shumë i madh këto dy vende tash konsiderohen si udhëheqëse në procesin e zgjerimit të BE-së.
Të martën me 14 korrik do të hapen kapituj negociues edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. Ndërkoh përpjekja e Komisionit Evropian,. Francës, Italisë, Spanjës, Greqisë dhe disa vendeve tjera që të hapen kapituj edhe me Serbinë kanë dështuar sepse kundër ishin së paku nëntë vende anëtare të BE-së. Për secilin hap në procesin e zgjerimit vendimet merren me konsensusin e të gjitha 27 vendeve anëtare.

3 Komente

  1. Q
    QROBT

    Mos! Po tani maloket dhe karet e protestes cdo thone?

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zahof

      Do te thojn ty QROPT e shpis.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lubi Malltezi

      Qente anti-shqiptare le te lehin,karvani le te shkoje perpara.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje