Një dorë, përtej murit të burgut e ka sajuar ngjarjen për së dyti:
Skena: Një burg, i njëjti që ishte 84 vjet më parë, veçse tani i rinovuar.
Rruga: E njëjta, aty ku u zhvillua demonstrata në 17 shtator 1942. Tani mban emrin ‘Mine Peza’.
Ora: Gati e njëjta, diku pesë pasdite.
Parulla, e njëjtë: “Lironi çunat tanë”.
Maskimi: Në të dy rastet, fytyra të mbuluara. Këta që sulmuan Burgun në 4 korrik 2026 vunë maska vetëm në fytyrë. Gratë revolucionare të 17 shtatorit 1942 mbuluan kokën, fytyrën dhe gjysmën e trupit.
Mes tyre ishte Mine Peza, një grua heroinë, shoqe e ngushtë e Nexhmije Xhunglinit që më vonë u kthye në “First Lady’ në regjimin komunist.
Qëllimi i sulmit mbi burgun: I ndryshëm. Atëherë kërkohej çlirimi i Shqipërisë nga Fashizmi, tani kërkohet ‘Revolucioni i Flamingove’ me sjellje fashiste.
Rruga e zgjedhur: Revolucioni!
Nuk ka asgjë të rastësishme. Simbolika është perfektë për të demonstruar qëllimin për instalimin e të Majtës Ekstreme në vend. Po ndodh në Bulevard.
Qysh prej ditës së parë të ‘Revolucionit të Flamingove’, u kuptua qartë se po gatuhej e majta ekstreme. Po lindte komunizmi më i egër i kohës.
Menjëherë u shpallën sloganet:
Slogani që qëndronte dhe vazhdon të qëndroj në ajër mes tyre është ai i nënkuptuari: ‘Dërrmoni, shkatërroni, gjithçka!’. ‘Mbi armikun gjakatar!’. Kësaj here armiku jemi ne. Armiku është vendi ynë i bukur, njeriu, qytetari, fëmijë, personaliteti, ekonomia, mirëqenia, integriteti, shteti, ligji, qeveria. U ngritën t’i hedhin të gjitha në dhè.
Slogani tjetër: ‘Atdheu nuk është në shitje!’. E shtruan sloganin si leckë në bulevard, si një send ngjitës për ‘mizat’ që ulen kudo. ‘Kush ta hajë, ta hajë!’. Disa njerëzve të dobët u hipi flaka në fytyrë sikur ‘po shitej atdheu’.
Parulla: ‘Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’. Në fakt kjo ishte parullë e Ballit Kombëtar në kohën e Mine Pezës, por këta e sollën me qëllimin tipik majtist ekstrem. Qëllimi, të mbledhin me vete edhe ballistët. Por të evokojnë atë periudhë kur kishte lloj- lloj, në krye do të dilnin majtistët. Objektivi, të trembin me vdekje secilin që këta i venë gishtin si tradhtar.
Majtizmi ekstrem i kohës është një grumbullim kaotik i qëllimeve, i pikëpamjeve, i mjeteve, i karaktereve e synimeve. Shtëpia e Bardhë sapo ka nisur një iniciativë internacionale për të luftuar majtizmin ekstrem kudo në botë, edhe në Shqipëri, specifikisht.
Synimi strategjik i ‘Revolucionit të Flamingove’, lufta kundër Shteteve të Bashkuara. Antisemitizmi u risoll në skenë si atavizëm i qëndrimeve të vjetra komuniste në raport me forcat lëvizëse të botës. Izolimi i dytë i Shqipërisë. Eliminimi i investimeve të mëdha, sidomos të huaja amerikane, në vendin tonë.
Kontrolli brenda për brenda protestës:
Vigjilencë kundër armikut. Edhe kur nuk ka armiq, shpiket dikush. Kush nuk është në vijë, eliminohet. Kush nuk flet si ‘flamingo’, i ndalohet fjala. Priten fonde nga gjithë bota që nuk e do shtetin shqiptar, duar internacionale për të ndaluar ecjen e vendit. Fillimisht do të eliminohej kryeministri, qeveria, presidenti, parlamenti…
Kush e udhëheq Revolucionin majtist? Majtistët e thekur në vend dhe jashtë tij.
Jashtë vendit Albin Kurti i Kosvës. I cili u bë kryeministër i Republikës që nuk e njohu nuk e pranoi kurrë. Inati kundër Amerikës e la pa njohur edhe republikën e tij. I kalitur si majtist në burgun serb.
Brenda vendit: Sali Berisha, i sprovuar si majtist ekstrem, rrënues i personalitetit të njeriut, i dhunshëm gjatë regjimit komunist he pas tij. Hysamedin Feraj, kosovar i Albinit, që thur plane ogurzeza në zyrat e VV në Tiranë. Arlind Qori, komunist më i egër se çdo komunist në treg që nga 1942. Fatos Lubonja, i ardhur nga blloku komunist dhe i kalitur si komunist në Spaç. Në skenë u thërriten edhe majtistë ekstremë nga Europa. ‘Të gjelbërit’ e majtë që erdhën, nuk gjetën fakte kundër vendit. Por italiania Ilaria Salias u fut në turma dhe bëri thirrje populiste ekstremiste.
Ky është shtabi, por që ka qëndruar i fshehur deri vonë.
Deformimi kaotik për shkak të injorancës:
Revolucioni i Flamingove shpalosi platformën e vet kundër shtetit klasik. Sepse shteti është borgjez, sipas tyre.
Nuk nevojitet më shtet, thanë. Duhet vetëm ‘popull’. Komitet i Popullit, Ekzekutiv i Popullit! Gjykimi në shesh. Dënimi në shesh. Për çdo gjë të thërritet ‘Mbledhja e Përgjithshme e Popullit’. Organ Suprem, si në Iran. Dhjetë milionë shqiptarë nga gjithë bota të mblidhen në hijen e rrapit. Se ku, e caktojmë më vonë.
Për në një spital psikiatrik do të ishte ‘over’.
Edhe sentimentet i zgjodhën sipas vitit 1941-42 kur u themelua e majta. Një nga udhëheqësit e Revolucionit, Kola me qeleshe, dëshmoi sinqeritet: “Po më thërrasin fëmijët ‘ kthehu në shtëpi, ba’, por unë jam në revolucion”, tha në intervistë.
Një nga komunistët e viti 1942 i shkroi të fejuarës: ‘Të dua ty nëse ti do Partinë”.
Or ti Frrok paske rrjedh fare.
Toni Mavria, kjo është me pikepyetje, sepse ti ke lindur i rrjedhur, kështu që nuk mund t'a marrim per bazë. Frrok Çupi nuk pyeti per Sali Katunarin ne 1994, kur ai ishte ne kulmin e pushtetit, jo tani që është bërë si pikepyetje.
Mero, kaq inat e paske Frokun sa i boton pacavuret e tij qe ta gelbazoje mileti?! Mos me se do beje karakiri.
Booo prape ky
Cfar jane keto budallalleqe qe shkruan o spiun i vjeter .Qenke keq duhesh kuruar.
Frroki eshte per tu helmuar jo kuruar
Edhe pse 80% e televizioneve,ne pararoj Syri tv,New 24,Ora News,MNC e Aleksander Meksit,etj jan hedhur ne sulm kunder qeverise,shqipraret me zgjuarsin e tyre e kuptojn dhe jan te bindur se vetem Edi Rama mund ta fusi Shqiperin be BE.
Frroku harron veten. Me dhjetë flamurë deri më sot. Me Berishën, me Ramën, gazetar te "Zëri i Popullit", te "Rilindja demokratike", te "Bashkimi"... dhe kudo me lugë në brez. Nuk mund të bëjë moral një njeri i tillë. Krejtësisht i pabasueshëm.
Nese I quan te rinjte 20 vjecare komunista ...ti o manjak I burdellos socialists te Edi Rames... atehete qenke pampers per breket e kryekomunistit, birit te kryesherbetorit komunist i cili skaliti ne gur Enver Hixhen... Ti o plehre qe nuk kalbeni por qelbni dynjane me skizofrenine alla Edi Rama... qe masturbohet neper ballkone dhe dhjet mbi trupa femrash duke i perdhunuar... dhe me pas i ben ministre dhe zv kryeministre...kjo rrace jeni ju komunistat e gjirizeve qe baltosni rinine 20 vjecare qe proteston ne mbrojtje te flamingove... te cilat rraca juaj kerkon ti ktheje ne kucedra me 7 koke...
Gabim e ke, nuk mund te krahasosh Mine Pezen, qe e vrane shqiptaret e shitur kur ajo dhe plot gra te tjera protestonin per mos dergimin e te arrestuarve shqiptare ne Itali. Mine Peza dhe askush atje nuk e mbuloi fytyren. Po krahason te pakrahasueshmet! Keto qe dalin ne bulevard ndoshta jane pinjollet e atyre qe vrane Mine Pezen.