Qindra shërbime turistike në Shqipëri, kryesisht hotele apo restorante të njohura, janë vendosur nën një sulm të koordinuar nga grupi drejtues i protestës, i cili ka marrë atributet e “Byrosë Politike të protestës” që shpall ndëshkime për ata që nuk i mbështesin.
Pas konferencës për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili foli për rreth 10 mijë llogari të orientuara për sulm ndaj këtyre bizneseve, duke bërë review false për t'u shkatërruar biznesin, evidentohen qartë jo vetëm atentatorët, por dhe simpatizantët e tyre. Janë këta që e quajnë maskarallëk pse policia mbron bizneset që sulmohen për t'u shkatërruar në kulmin e sezonit turistik, meqë nuk dalin në protestë. Madje disa kryendritur mendojnë se përpjekja e policisë për të mbrojtur biznesin nga këto sulme është vepër penale dhe duhet ta hetojë SPAK.
Në vende fqinje si Italia kjo është një vepër penale që dënohet deri në tre vjet burg, pasi nuk bëhet fjalë për vlerësime nga klientë të shërbimeve turistike, por vlerësime nga Byroja Politike e protestës, e cila ka shpërndarë linke me adresa konkrete se kush duhet goditur e kush jo. Të gjitha janë administruar nga bizneset e dëmtuara dhe janë kallzuar në polici.
Është një linçim i koordinuar politikisht dhe kallëzimet penale të biznesit janë për emra konkretë. Të gjitha sulmet janë të verifikueshme, pasi janë vetëm 24 orët e fundit dhe janë sa trefishi i vlerësimeve që ka një biznes në disa vite. Është thjesht luftë hibride, jo nga Irani, Imami i Xhamisë apo Albin Kurti, por nga ata që janë në bulevard pas mikrofonit.
Të gjithë pronarët e bizneseve brenda disa orëve kanë të gjithë emrat e atyre që i kanë sulmuar në mënyrë të ndyrë, duke tentuar t'u prishin biznesin për arsye politike.
Janë pak a shumë si atentatorët që të zinin pritë “në emër të popullit”. Tani të zënë pritë në emër të protestës.
Shumë prej atyre që po sulmohen, nuk kanë asnjë lidhje politike me Edi Ramën dhe ky sulm thjesht i rreshton ata politikisht kundër atyre plehrave që hartojnë lista në protestë. Janë personazhet publikë të protestës, kryetarët e partive të vogla që bëjnë thirrje për linçim të bizneseve në emër të luftës ndaj oligarkisë, dhe që mendojnë se me ushtrinë e trushpëlarëve të rrugës do të vijnë në pushtet. Secili prej tyre është përgjegjës për çdo pasojë që mund të sjellë kjo fushatë jakobine dhe reagimin e biznesit ndaj tyre.
Në këtë fushatë pastaj ka dhe teprime ziliqarësh, njerëz që përdorin protestën për të dëmtuar konkurrencën në biznes e deri te skena tragjikomike si ajo e një lezhjani që shpërndante dje listën e bizneseve që duhen ndëshkuar, vendoste linkun në Google Maps për review në Google dhe në mes të listës kishte dhe hotelin e Irfan Hysenbelliut, i cili në fakt po mban gjallë protestën. Kjo tregon se ligësia e atyre që drejtojnë këtë fushatë linçuese nuk ka fund dhe është gjenerator i një energjie negative në Shqipëri që do të ketë pasoja afatgjata.
Në fund e gjithë kjo është një betejë kundër lirive politike dhe njerëzore në këtë vend. Ky sulm bëhet se ata që drejtojnë protestën nuk pranojnë dot lirinë politike të të tjerëve në Shqipëri dhe duan t'u imponohen me dhunë. Ata nuk pranojnë dot faktin që shqiptarët nuk mund të udhëhiqen nga disa të marrë që gjithë komplekset e inferioritetit të tyre i zbrazin në një shesh dhe u duket vetja udhëheqës. Ata kanë filluar të linçojnë njerëz dhe biznese për arsye politike. Ky është fundi i tyre, jo i biznesit dhe lirisë së shqiptarëve. Secili prej tyre, një për një, duhet të përgatitet të përballet me të njëjtën monedhë, fillimisht përmes ligjit.
Shikoj po ashtu disa gazetarë që janë kthyer në udhëheqës proteste, pasi u duket më lehtë të flasin se të shkruajnë dhe që janë të lumtur me këtë që po ndodh. Madje shpërndajnë dhe thirrje për SPAK që duhet të hetojë policinë pse mbron biznesin e dëmtuar nga hordhia e protestës. Kjo tregon se janë pjesë e këtij operacioni të ndyrë. Gazetarë OJQ që gjithë jetën paguhen nga të tjerët, sot janë në sulm ndaj çdo gazete apo gazetari që jeton me punën e tij, pasi nuk e kuptojnë dot që ata të jetojnë me punën e tyre. Duhet gjithmonë t'i paguajë dikush. Dhe tani po përpiqen të orientojnë sulme me pseudonime ndaj kolegëve të tyre, që jo vetëm nuk mendojnë si ata, por nuk janë të paaftë si ata.
Kurrë në Shqipëri një protestë politike nuk ka prodhuar kaq urrejtje dhe rrezik për vëllavrasje sa kjo që u tentua të maskohet si protestë qytetare dhe paqësore.
Asgjë më shumë se urrejtja nuk është kundër paqes dhe asgjë më shumë se linçimi individual i biznesit nuk sjell luftë civile në një vend. Dhe ky krim ka emra. Nuk e kanë me bizneset se atyre nuk u ndodh asgjë nga review-t e tyre. Këta mendojnë se mund të gjunjëzojnë Shqipërinë me dhunë.
Mercenaret e regjimit Ramist kane emra. I njohim te gjithe. I lexojme cdo dite ne portalet. I shikojme dhe degjojme cdo dite ne teverat e regjimit. Eshte kjo arsyeja, se pse protestuesit duhet te pergatisin pankarta me surreterit e tyre. Dhe ti parakalojne keto pankarta cdo mbremje rrugeve te Tiranes. I njohin te gjithe, por eshte ndryshe kur edhe ua shohin surreterit ne pankarta. Pankarta dhe memet shoqeruese perkatese. Te gjithe analistet dhe opinionistet e narkoregjimit Ramist duhen diskretituar hapur, publikisht dhe pa ndroje. Kete u them cdo dite miqve qe marrin pjese ne Proteste. Dic po pergatisin gjithsesi. Dhe si perdite urimi: vec vazhdoni keshtu ne lehaqenje ne mbrojtje te zombit Rama, se po ia pershpejtoni fundin atij dhe vetes tuaj, padyshim.
Hajini MUTIN Edi Rames dhe njerezve te AFTE te ketij vendi, qe jetojne me aftesite e tyre... more vesh o PARAZIT, TI dhe gjithe HAJVANET qe mbjellin urrejtje.
O rrot kari kete fjaline e fundit mund ta kishe zevendesur me ate te kryeshpellarit Sali Karadzic: Kilometri i fundit.
o SKOPIO shko falu ne xhamine e SKUPIT dhe lutu qe te vijne iranianet ne ndihme o anti shqiptar i flliqur
Edhe Enver Hoxha kete beri: quajti spiune e tradhetare te gjithe ata qe luftonin kunder hajduteve komuniste, per demokraci. Rama eshte kelysh i Kolekes.
Skypion Birisha: C’te permban pragu….!
Thjesht dhe qartë. Irfan Hysenbelliu, Sali Berisha, Ilir Rexhep Metaj. Këta janë ORIGJINALI. Të tjerët janç fotokopje.
Ke nja 3 vjet o Skypion kari, që na thua të njëjtat gjëra dhe Rama vazhdon i qetë në krye të qeverisë . Hani mut hani .
Faleminderit Mero qe na e ber te qarte se hetim nuk qenka per bisneset por per ata qe protestojne ( pra ka te bej me protesten jo me bisneset) Liria e Fjales. Ne fillim hetuan ata qe shkruanin online kunder bisneseve. Une nuk fola se une nuk kam shkrojtur kunder bisneseve. Pastaj filluan te hetojne ata qe shkruajne duke bere politiken e Rusise e Iranit. Une nuk fola se une nuk shkruaj per te bere politiken e Rusise e Iranit. Pastaj erdhen te me hetonin per mua qe shkruaj kunder qeverise. Askush nuk foli te mbroj se atehere nuk kishte mbetur njeri te me mbronte. Qeveria (cdo qeveri, e mire apo e keqe) e urren lirine e fjales, do ta ndaloj ate. Liria e fjales nuk mbrohet nga qeveria por nga populli dhe sidomos nga intelektualet e tij. Nje popull qe shet lirine per rehatine nuk meriton as lirine e as rehatine. Eshte kollaj ( rehat) te gjesh opinione per bisneset online, sic eshte po aq kollaj qe ato opinione te jene te genjeshtra. Eshte veshtire te kontaktosh ne person individe qe e kane vizituar ate busines, sic eshte e veshtire te besosh nje genjeshter pasi ke pyety ne person disa vete per oponionin ndaj atij bisnesi. Per mollet e mia thuhet on line se jane me pesticite, por nuk thuhet cfare lloj pesticiti perdor dhe kur e perdor. Nuk thuhet se pesticiti qe perdor eshte i dozes fare te lehte dhe kurre (KURRE) nuk e perdor pasi fruti eshte formuar, apo gati per tu vjele. Askush nuk i mat me DYI mollet e mia para se te shkruaj online. Askush nuk pyet bashkfshataret e mi per si i trajoj une mollet.Por kjo nuk do te thote se une do te kerkoj te ndalohen ata qe shkruajne kunder molleve te mia. Sepse neser te tjere do te kerkojne te ndalohem une te flas.Une nuk e perkrah kete proteste por JAM KUNDRA cdo hetimi te saj per sa kohe nuk ka kryer krime dhune. Te flasesh "online" eshte liri fjale ( fjale e mire apo keqe) jo dhune
Fshatar ore fshatar, qytetar nuk bohesh kurre.
Nese behet fjale per "qytetar" si ty une KURRE mos u befsha i tille.
As e rruan fare kush se cfare kerkon ti te ndalohet apo jo. Jeni nje kope ant-shqiptaresh qe keni dy muaj qe kerkoni te nxisni lufte civile.Robt ku ti keni ju dhe Irfani.
YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH GJERGJ LUCAJT DHE FRRYK CYPIT
e nxorri koken lapsi i LVV ruso-iraniane antishqiptare
Po kur Shan dhe kërcënon një Prokuror të SPAK-ut nga shkurti 2025 çfarë duhet z. Baze dhe me mijëra ofendime në drejtim të prokurorisë këtu në median tuaj? Duhet të kishte një hetim?
Ti mero ke shpëtuar se nuk ti dinë hotelet që ke ndërtuar me djersën që ke derdhur për saliun lali dhjerin dhe atë të gjatin
Edhe shtetet demokratike, me jete ne demokraci, ne liria, kane dhembe. Tregoi dhembet shtet, po pate!? Dhembet tregohen per te mbrojtur demokraci e lirine dhe duhet, kafshojne. Kafshimi parashikohet ne ligj. Bejeni pa druajtje.
Arrestohen 12 persona në kadastrën e Durrësit plus ish drejtori i kadastrës Dibër dhe mero flet për reviews në Google?? Ik er bq lulishteje çdokush bën review negative dhe ske çfarë ti thuash
Bravo Spaku.
Shko tek Syri Zenit se atje e kane takimin bythqiret e lulishtes si ty. Shkoni e masturboni me lajmet per arrestimet ne kadaster. Vec mos u gezoni shume se krimiet me te medha me kadastrat i ka bere Zeni e baba i tij.
Sufllaqe doppio mos u merrzit mer sapunin me vehte se do ta shikoshe birrucen
Mero je tepelenas i zgjuar, shkruan bukur edhe kur ja fut.. po kete rradhe ja ke futur kot rendshem. C’fare vellavrasjeje??? Vellavrasjen e kryen gjate dhe pas luftes se dyte boterore.. Ne vitet e tranzicionit, u kalua ne nje step tjeter Vellazerizhdukje. Keta te rinj nuk e kane njohur luften e klasave dhe tmerret e asaj kohe, pse do ti perlyesh me pislleqe te vjetera? Je ti Mero qe ke shkruar: shi me balte. E ke harruar valle?
Tani policia te beje punen e vete por mesa duket do durojne dhe dy muaj qe te mod prishet sezoni pastaj nga shtatori merini nje nga nje qijini ne bythe tre dite rreshte ne komisariat pastaj sfalin vete nga komisariati se u ha bytha per kar..!!
Një polic roje tek dera e komisariatit i thotë shefit, shef ka ardhur një email nga Ministria, shefi e shikon dhe i përgjigjet. Ok hapi derën fute në zyrë.
Ky presion dhe kjo urrejtje ne rrjetet sociale qe shinjestron " patronazhistet", biznese, kengetare dhe figura publike qe nuk mbeshtetin protesten, ka nje emer dhe quhet Fashizem digital ! Tu mohosh te tjereve te mendojne ndryshe, te jene skeptike per protesten dhe te mos e mbeshtetin ate, do te thote te mohosh lirine e te tjereve ne emer te lirise ! Kjo quhet Tirania e Turmes. Ruajna Zot te mos mbrijme ne piken kur keta fashiste te eskalojne ne veprime konkrete dhe te perserisin "Naten e kristalte" te naziteve ne Gjermani.
Më falni çlidhje kanë patronazhistët (që vetëm shajnë dhe mallkojnë) me bisneset private?
Promitivet e Saliut duan ta kthejn Shqiperin mbrapsht,para 2013 e katandisen vendin ne Lazarat dhe shemti ne cdo qender te banuar,sot te gjitha qytetet ke qejf ti vizitosh.
Pse në 2016 nuk ishte e gjithë Shqipëria Lazarat? A nuk u fut në burg Tahiri për atë punë??
A ju qifsha ne byth ju komentus leshi mer bq paskeni qen rrace e poshter
Nuk ka nevojë të tregosh që je bq lulishteje mbajë për vete
Po cprotest eshte ajo mor u marte purtha shalet.I ke pare organizatoret te gjithe te lidhur me krimin.Dale ,dale se cfar do degjojme deri ne fund.Filluan vellezrit e VLEN te lidhur me soj,soj prblemeshJo me tani qe e ka marre ne dore PD dhe sic e dine te gjithe mbas pak ditesh katandiset si krushqit qe kthejne viziten per fejese jo per martede
Tani içik kujdes me krimin lale, lali dhjeri në burg beqja në burg tigri në arrati bela në hetim e shpëtoj i gjati në Kuvend, 5D drejtorët e bashkisë në burg. Drejtorët e Belës në burg drejtues policie në burg. Mos përmend litarin në shtëpinë e të varurit
Qartë dhe shumë faleminderit! Komentuesit e mësipërm janë turrur me vrap se e ndjejnë pisllëkun që bëjnë çdo ditë, sidomos tani që mikrofonaxhinjtë paguar nga pronarët e tyre pëllasin çdo natë atje tek bulevardi. Thuhet që një nga gazetarët, moderator i një media, Në moshë të re, kur ka jetuar në Amerikë, bashkë me katër të rinj të tjerë, kanë shkaktuar aksident, me pasojë një viktimë, të gjithë shqiptarë. Për t’i shpëtuar dënimit u kthye në Shqipëri, viktima ishte djalë i vetëm. Nuk e di a i lejohet shkuarja në Amerikë e prandaj ulërin dhe del përnatë në protestë. Nga mëkati që e ndjek e ka gjithë këtë duf negativ? Thirrini mëndjes, Shqipëria do zhvillohet e përparojë, ka një popull pas jo tufën e sorrave që fshihen pas llogarive anonime.
Thuaj emrin jo llafe. Psh mero i ka shërbyer Saliut nga 91 deri në 2006 ka shpikur dosje për Ramën fallco të gjitha. Më pas i shërben Ramës por më shumë lali dhjerit, sulmon SPAK-un dhe Gjykatën e posaçme
Dakort me shkrimin por ta quash fushate jakobine me duket e tepert, jakobinet nuk i luteshin mbretit "te lutem jepeeeree doreheeeeeeeeqjen" si keta te rinj paqesor qe me shume duken si nje dekor i regjimit te Rames se nje kercenim i pushtetit te tij.
Me pak fjale , policia ti gjeje dhe ti dergoje ne prokurori per te mare denimin nga gjykata. Shkele ligjin shko beje burgun , nese nuk ndeshkohen nuk ndalojne.