Ka një debat banal mbi dhunën në protestat e bulevardit dhe justifikimin e organizatorëve që të mos e pranojnë që dhuna është e planifikuar. Arsyeja është se të gjithë po përpiqen të bëjnë sikur Berisha nuk i ka marrë ende protestat nën kontroll dhe duan ta justifikojnë dhunën si provokim të policisë. Madje këtë e thotë dhe vetë Berisha, por me një fytyrë të kënaqur që i shndrin nga kënaqësia kur e mohon.
Le të marrim protestën e së shtunës. Që në fillim të saj ishin rreth 10–15 djem të rinj me maska në fytyrë, nga ata që vijnë të përgatitur për akte dhune. Disa prej tyre u identifikuan pastaj duke thyer dyert e komisariatit nr. 3 për të “nxjerrë çunat nga qelitë”. Pra të gjithë ata që përpiqen t'i justifikojnë se ata i provokoi policia, ndaj u bënë të dhunshëm papritur në fund të protestës, duhet të na shpjegojnë nëse dhe maskat ua ka blerë policia.
Ose si ta shpjegojmë që ata kanë blerë një arkivol dhe kanë shkuar në protestë me të? A e di sa e vështirë është të blesh një arkivol? Do shkosh tek një kompani funerale, të japësh një emër të vdekuri, ta marrësh, ta transportosh deri në bulevard dhe pastaj të caktosh dhe njerëz që ta mbajnë në krah. Është akt i paramenduar si një simbol i dhunës. Nuk them që është gabim. As nuk jam duke thënë se është krim. Por është një skenografi e parapërgatitur. Dhe nëse organizatorët e protestës bëjnë sikur nuk e marrin përsipër, ata ose nuk i pyet më njeri fare në shesh, ose janë hipokritë.
Ky është justifikim banal. Ata janë protestues që jo vetëm kanë ardhur të përgatitur për dhunë, por janë dhe njerëz shumë më politikë dhe më të vendosur për të rrëzuar qeverinë se kushdo tjetër në shesh. Ata janë kontingjent i Partisë Demokratike dhe nuk kanë asnjë lidhje me këta që mbajnë mikrofonin me pagesë dhe bëjnë thirrje për paqe, ndërkohë që shpërndajnë lista linçimesh publike për këdo që kanë inat apo që vendosin ta linçojnë. Kështu që ata që janë ushtrues të dhunës janë më të ndershëm dhe më të sinqertë se këta që bëjnë thirrje për paqe dhe nga ana tjetër ndërsejnë skalionet e dhunës kundër gazetarëve, artistëve apo figurave publike. Se ata së paku e kanë me pushtetin dhe qeverinë. Këta skuthat e mikrofonëve që bëjnë lista linçimesh, e kanë për zilitë e tyre të vogla, dështimet e tyre në jetë dhe urrejtjen ndaj atyre që nuk i arrijnë dot. Janë si dita me natën me ata djemtë që vijnë në protestë për t'u vrarë.
Së dyti ky miti se sheshin e mbush diaspora është një gënjeshtër. Në ditët e protestive mbarëkombëtare protesta pesëfishohet, ndërsa nga diaspora nuk vijnë dot më shumë se 500 vetë. Nuk është se kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 100 vetura ato ditë me protestues. Ajo që e mbush sheshin është ideja që do ketë dhunë, se do vijnë nga jashtë çunat e Londrës dhe prapë në rrugë janë në fakt njerëzit e PD-së së Berishës që mezi presin një ditë të tillë. Shumë herë më tepër se diaspora sjell Albin Kurti, dhe këto xhamitë e Maqedonisë, por ata përveç marshimit të dhunshëm nuk bëjnë dot gjë tjetër se sa hapin gojën, kuptohet nga janë. Kështu që dhe ai shesh atë ditë u mbush po nga PD, por që këta organizatorët nuk duan ta pranojnë dhe bëjnë sikur ka ardhur diaspora dhe ka pesëfishuar pjesëmarrjen.
Janë thjesht protestuesit klasikë të PD. Madje dhe ata që vijnë nga diaspora janë 100 për 100 të PD, por janë pak. Kështu që gënjeshtra se protestën po e bën diaspora apo forca të tjera të angazhuara është banale. Zemra e protestës është PD dhe fuqia e saj është forca.
Dhe më qesharakë në këto histori janë një kategori që gjithë fuqinë e protestës dhe mbijetesën e saj ia dedikojnë atyre që janë dhe kundër Berishës dhe kundër Ramës. Në fakt protestën e mban në këmbë Berisha. Dhe ata i mban në këmbë Berisha si opozitarë se nuk mund të bëhen për 24 orë kundër tij. Paguhen prej Berishës, marrin rroga nga media e familjes së Berishës, janë me Berishën dhe bëjnë sikur distancohen nga ai për të treguar që ka një fuqi të tretë politike në vend. Do ishte lajm i mirë sikur të kishte, por nuk ka akoma. Do t’i pres me gëzim kur të shfaqen në bulevard. Dhe shenja është që mos t’i lavdërojnë këta që janë me Berishën.
Ka nje injorance (ne fakt berje pale) nga Policia. Para protestes, ne YouTube ishin publíkuar me dhjerra filmime te makinave me targa angleze qe leviznin dhe parkoheshin ne rrugen "Mine Peza". Pothuaj te gjithe me maska "V" ne dore. Shume nga ato targa, ka vite qe bredhin neper Tirane.. pra ska shanse te kene qene me emigrante. A ka ligj qe makina me targa te huaja nuk duhet te qarkullojne me shume se 6 muaj ne territoriin e Shqiperise?! Cfare ben Policia Rrugaçe?
Kësajë i thonë UJKU (Sali) përpara, dhe këta kërkojnë GJURMËT. Po a lë rradhë ujku që të hanë të tjerët ? Ujku ngelet ujk, paçka se ndërron qimen.
Ka nje injorance (ne fakt berje pale) nga Policia. Para protestes, ne YouTube ishin publíkuar me dhjerra filmime te makinave me targa angleze qe leviznin dhe parkoheshin ne rrugen "Mine Peza". Pothuaj te gjithe me maska "V" ne dore. Shume nga ato targa, ka vite qe bredhin neper Tirane.. pra ska shanse te kene qene me emigrante. A ka ligj qe makina me targa te huaja nuk duhet te qarkullojne me shume se 6 muaj ne territoriin e Shqiperise?! Cfare ben Policia Rrugaçe?
SHPEND GASHI, BERISHJAN KAMIKAZ. NE PODKASTIN E TIJ (PA) "TRU", JA THA NE SY BERISHES, DUKE KALUAR NE ORGAZEM: JE BURRI ME TRIM DHE FISNIK! E KA PAS ME SIGURI PER TE VDEKURIT QE BERISHA KA MBJELLE 35 VJET
Ka nje injorance (ne fakt berje pale) nga Policia. Para protestes, ne YouTube ishin publíkuar me dhjerra filmime te makinave me targa angleze qe leviznin dhe parkoheshin ne rrugen "Mine Peza". Pothuaj te gjithe me maska "V" ne dore. Shume nga ato targa, ka vite qe bredhin neper Tirane.. pra ska shanse te kene qene me emigrante. A ka ligj qe makina me targa te huaja nuk duhet te qarkullojne me shume se 6 muaj ne territoriin e Shqiperise?! Cfare ben Policia Rrugaçe?
Brilant Mero,kjo eshte e verteta!
Genjeshter. Askush nuk do te fshehe Berishen ne proteste. Protesta therret Rama n'burg, Berisha n'burg. Mero Baze o legen, prite popullin se po vjen.
Populli eshte ai qe foli me vota.Kurvat e bulevardit jane zagaret e monstres se vicidolit dhe kelyshit te tij.Ku mund ta pranoje malokeria qeneria qe populli ka 13 vjet qe i shkelmon si lebroze.
O mero djali ketyre te Pd dhe sali kellires ti ju shpife kancerin, me pelqeu shume ajo , sa hapin gojen dihet nga jane, qe me kujtoje gomarin e zbukuruar por kur pellet kuptohet..!!
E thjeshte.... Organizatoret ne prapaskene : Fatos Lubonja , Armando Shkullaku , Preç Zogaj..... njerzit e PD Organizatoret ne publike Shpend Gashin Mehdi Malko Pilinçi Sazan Gurri Alfred Çako Genc Burrimi dhe nje grupe teper i madhe i PD. Interlekutor per sjellje te terrorist nga krahina kosoves dhe Maqedonia. Armando Shkullaku ne lidhje me Kurtovitçin per te sjelle terrorist nga krahina koqevarise . Lubonja ne lidhje me Abdylqerim Mehmetovic alias Kim Mehmeti per te sjelle terrorist nga Maqedonia. Sorra Shpend Gashi ne lidhje me terroristet brenda Shqiperise. Propogande ne kazanet Bufi kenetes . Kazanet televizive live , tre ore paradite , tre ore mbasdite dhe nje ore ne mbremje. Financues Gjin Gjoni , Arjan Ndoja, Çuni Alexandre Meksit, dhe kapter Fane i new 24. Nese dikush nga keta nuk eshte exponent i PD une nuk komentoje me .
Kur pash nje goce qe kishte ardhur nga Kanadaja dhe ulerinte (eshte pak te thuash) me piskame e shante ish kryeministrin Kanadez Trudeau se kishte bllokuar shtypin Kanadez te pasqyronte protesten ne Shqiperi dhe pastaj na trgonte se kish lindur ne Tirane dhe se Edi Rama po shiste Shqiperine dhe e mbylli me nje sharje ne Anglisht per Edi Ramen mendova se ka edhe te cmendur ne diaspore dhe ne Shqiperi. Por kur pashe nje grua tjeter e cila hypte ne kangjellat e SPAK-ut, pastaj nje tjeter qe i ulerinte Erion Braces, e pastaj nje tjeter qe i ulerinte disa deputeteve ne nje qender tragetare dhe nj skilipec qe i bertiste nje polici arrita ne perfundimin se ne Shqiperi spitali 5 qenka mbyllur dhe te gjithe paskan dale jasht.
Mero! Je Shumë i sakte,pashe nje protestuese ishte ndoshta nga fundi i lehjes se saj dhe po kendonte: Rama fuckyou.Kjo baxhella eshte e derguara e argites faqedjegur(e hoqi shenjen ne france ne kohen kur sali vuku ishte mbajtesi i uturakut te hysni kapos) dhe vajza e spiunes se shikut te gazidedes.Unë jam 100% i bindur qe perjashto disa tranguj te genjyer nga rrjetet sociale pjesa tjeter jane jashteqitja e sali vukut dhe te paguarit nga ilir Monika dhe agjenturat e huaja.Qe ka vend per te protestuar me ate administrate te korruptuar ka por ta harrojme qe do te vijne me te mire.Rama pa e mbajtur mendjen tek prokuroria duhet qe te jete shume kerkues dhe kontrollues me administraten duke vene njerez te ndershem ne drejtim.
Kam nje jete te tere qe nuk votoj.jo se nuk dua por dhe kur mendoj se duhet,terhiqem kur shikoj se alternativa eshte, ta terheqim zvare,hoxhallare,arkivole,bijte e krimineleve dhe shume fantazira te errta...nuk thote dikush qe kjo qeveri ska punuar,ka gabuar apo dhe ka vjedhur.dhe ne ne te kundert do punojme me mire,apo do luftojme korupsionin.jo vetem largohuni ju qe te vijme ne.
Pse nuk punon ShIKU dhe levat e tjera te shtetit per te regjistruar,zbuluar dhe arestuar po te jete nevoja te gjithe ata qe thyejne xhamat e maki nave te policis? Si ka mundesisht qe te gjuajne me gure dhe mjete qe ndalohet te perdorn kunder policise dhe nuk arestohen ne vend nga forcat speciale? Si ka mundesi qe te meret nje arkivol dhe Policia,ShIKU te mos dije kush e mori, Kush e Pagoi,ku e mori kush e dinte se do prdoresh ne meting ky arkivol?A mban pergjegjesi ligjore Agjencia e funeralit qe e ka dhene? Kush ishin personat qe e mbanin ne krah kete arkivol? Po te ishte Berisha ne vend te Rames jam I bindur qe do dilnin ne shtyp dhe ne media te gjithe emra e atyre qe thyejne regullta e metingjeve per te mos thene se do ti ngorthte ne dru duke I kalbur ne biruca.