A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?

6 Korrik 2026, 20:05Blog TEMA
A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e

Nga Carlo Bollino

Tashmë protesta e flamingove ka ndryshuar fytyrë dhe është shndërruar në një revolucion të vogël provincial, të udhëhequr nga një grup anarkistësh, antisistem dhe utopistësh, që propozojnë anarkinë popullore në vend të shtetit. Plani për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar është provuar tashmë 16 vjet më parë në malet e Dukatit dhe, sipas vetë pranimit të atij që e ka ideuar, ka qenë një eksperiment i dështuar. Sot, po i njëjti ideator, i cili pretendon se ka shkruar një "libër virtual" prej 1.500 faqesh, të frymëzuar nga një filozofi e lartë "që jo të gjithë mund ta kuptojnë" dhe që e quan veten "Kryendrituri", është hedhur në këtë aventurë të re duke pretenduar të eksportojë në shkallë kombëtare modelin (e dështuar) të Kuvendit të Dukatit.

Çdo qytetar është i lirë të shkruajë librat që dëshiron, të luajë rolin e revolucionarit antiglobalist dhe të ndjekë projektet e tij utopike, por nuk ka të drejtë ta bëjë këtë në kurriz të shtetit.

Njerëzit që mblidhen në bulevard (tashmë shumë më pak se në ditët e para) shprehin shqetësime dhe pakënaqësi reale: shëndetësinë, arsimin, punësimin, çmimet, emigracionin, kullat, oligarkët, median, Ramën, Berishën, ndotjen, pensionet, administratën shtetërore, burokracinë, deputetët, drejtësinë, kriminalitetin, korrupsionin dhe ligjin zgjedhor. Për pothuajse të gjitha këto jemi dakord. Por pyetja që duhet bërë është: cila është zgjidhja që propozon revolucioni i Kryendriturit?

Ai propozon të fshihen institucionet ekzistuese dhe pushteti t'i delegohet popullit për 12 muaj! Duke injoruar Kushtetutën, ligjet e vendit, marrëdhëniet ndërkombëtare, konventat dhe procedurat, Kryendrituri mendon të ulë përtokë në shesh 300 delegatë të popullit, të cilët askush nuk e di mirë se si do të zgjidhen (propozimi më origjinal ka qenë ai i përzgjedhjes me short, si në Athinën e lashtë), dhe, ashtu siç bëri dikur në livadhet e Dukatit, t'u besojë atyre detyrën për të zgjedhur një qeveri teknike, puna e së cilës do të kontrollohet nga populli i bulevardit, i gatshëm të thirret sa herë që qeveria gabon. Gabon sipas kujt?

Kjo formë primitive, anarkike dhe e frikshme e demokracisë duhet të jetë më e mirë se ajo që është zgjedhur deri tani nga 1 milion e 400 mijë shqiptarë, të cilët vetëm 13 muaj më parë votuan për Edi Ramën dhe Sali Berishën. Por sa janë këta revolucionarë që u shfaqën te papritur dhe pretendojnë t'i imponojnë vullnetin dhe planin e tyre rebel një vendi të tërë? Janë 500? 5.000? Edhe sikur të ishin 15.000! Sërish mbeten një grimcë në krahasim me shumicën e popullsisë që nuk i ka zgjedhur.

Kjo është pyetja themelore: sa janë ata që e duan këtë formë kaq të çuditshme dhe komike qeverisjeje kolektive për Shqipërinë e re? Madje edhe Enver Hoxha, në dhjetor të vitit 1945, organizoi zgjedhje të përgjithshme për të simuluar një formë demokracie. Rebelët e udhëhequr nga Kryendrituri, përkundrazi, nuk duan t'i nënshtrohen votës së popullit: duan vetëm të vendosin dhe të bërtasin nga mikrofona duke kërkuar burg dhe vetëm burg! Dhe kjo është arrogante, e papranueshme dhe, njëkohësisht, e frikshme.

Sot nuk ka analist që të mos kujtojë një parim themelor të demokracisë: format e pushtetit ndryshohen përmes votës, jo me histerinë e disa të ekzaltuarve që bërtasin përpara celularit e më pas e postojnë histerinë e tyre në rrjetet sociale. Britma të ekzagjeruara, qesharake, pak të besueshme dhe që, pikërisht për këtë arsye, nuk krijojnë solidaritet, por vetëm bezdi dhe ankth. Janë çliruar frenat dhe tani të shash këdo është bërë moda e kësaj vere. Por kjo nuk është politikë.

Edhe sheshi i Beogradit, i lindur si një revolucion qytetar kundër qeverisë së Beogradit, u organizua në një parti dhe tani do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme.

Kryendriturit e bulevardit nuk kanë zgjidhje tjetër nëse duan të fitojnë besueshmëri: le të organizohen në një parti dhe të respektojnë vendin dhe institucionet duke u bërë gati për të kaluar si të gjithë nëpërmjet verdiktit të Sovranit Kështu si po veprojnë nuk janë më demokratikë se politikanët që kundërshtojnë. Përkundrazi: sot për sot duken më të këqij.

15 Komente

  1. L
    Lubi Malltezi

    O Bollino e ke kthyer gazeten tende ne Facebook dhe Instagram.Eshte turp se sa hapesire i jep nje kopeje kriminelesh anti-shqiptare cdo dite. Gati 50% e lajmeve te tua jane per protesten.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Një gazetar që pasurohet ,NUK ËSHTË GAZETAR.I.Montanelli. Ky u pasurua duke ju servilosur një qeverie të korruptuarish dhe hajdutësh të demaskuar,hajdute, bashkëpuntore me oligarkinë,mafjen dhe pastrimin e parave të pista.Por ky "gazetari" që duhet të godasi qeverinë,godet ata që e denoncojnë,protestojnë dhe kërkojnë të reformohet sepse ka interesa personale me ta. Ah,sa të drejtë kishte gjiganti Indro.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kur Gazetarie bëhet Armë Korruptive

      Nuk është e Sigurt se Cfar mund të ndodh me Protestën, dhe nëse mund të Keqpërdoret Ajo. . . Por një gjë është tepër e Sogurt, o Karlo: Ju, dhe të jerë si ju, jeni hajdut e i Korruptuar; Ju jeni Turpi i gazetarisë: Ju jeni legjitimues i kësaj ndyrësie Antishqiptare, o kësaj të Keqe të Madhe nga e cila ne duhet të shpëtojmë. . . . . . Mbaje fort atë pasaportën tjetër, si nuk dihet si vjen puna, dhe të bëjnë bilancet. Mos kujto se do ja hedhësh si Bexheti!!??

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Niveli juaj e perpjekja juaj kunder shtetit shqiptar duke i fryre e reklamuar protesten e niveleve me te uleta ne shqiperi si zhvillim eshte dashakeqesi.Shqiperija si cdo shtet ka problemet e saj ,por ama shqiperija ne keto vite eshte bere shtet,shqiptari ka me dinjitet kur del jashte ,shqiperia ka me vend ne ewrope,Ka me zhvillim,para 13 viteve te vinte turp te thoshe jam shqiptar,asnje turist nuk vinte diot ketu se e drejtonte Malokerija e injoranca,Normal qe ky shtet eshte shume i mire se cdo veprim per shkaterimin e shqiperise nepermjet ligesise e injorances.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O

          Bollino,shumica absolute e protestuesve jan bandite te Sali kriminelit,te hurit dhe te litarit hajdut dhe parazite te shoqerise.

          Përgjigjjuni
          1. M
            M

            Histeriket berisht qe i udheheq Kola nga Kukesi me qylaf ne koke dhe megafon ne dore do na beka Shqiperin e re. Sot i paskan shtuar pak dozat Berisha ne burg,me shpres se do I mashtrojn shqiptaret qe te shkojn ne pordhtesten e berishisteve.

            Përgjigjjuni
            1. P
              P

              Pordhtesta e Saliut,kryesisht e aksit Kukes- Tropoj,Bathore.

              Përgjigjjuni
              1. N
                N

                Llumi I llumit po proteston qe te shpetoj kryellumin kriminelin Sali qenefin.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Napoleon

                  KUSH E RRUAN PER SHQIPERINE ,RENDESI KA QE KETA TE PERSEKUTUARIT OSE TE FRUSTUARIT TE VIHEN NE KRYE TE VENDIT.....POR HARROJNE SE PER SA KOHE JEMI VEND ANETAR I NATOS NUK MUND TE NDODHE PERMBYSJE ME DHUNEVETEM NEPERMJRT VOTES......PO KETA KOT JANE DHE PO PAGUHEN NGA ALBIN KURTI E ZEN SYPESHKAQENI ,NGA GREKU SERBI RUSI E IRANI ,PRANDAJ DO VAZHDOJNE EDHE CA DITE

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nroqi

                    Revolucionaret e revoltuar po bojn revolucion proletar po pa koke,vetem me bishtra qensh.dhe zagar te Saliut.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      N

                      Po flet Andi Tepelena,po ta krahasoj me gomarin kam frike se ofendohet gomari.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Z

                        Mendoj, pa e tepruar, se kjo eshte protesta e hajveneve leshterik,ose histerik.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Temiu

                          Ik qerohu ne itali ti trafikant e felliqsire e bej gazete atje kari karlo….

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            X

                            Jam tu u zbavit me protestuesit koqe kandari,jan tue fol idiotlleqe njani mbas tjetrit,por vetja po ju duket revolucionar te medhenj.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nastradini

                              Pyetja me e drejte eshte me mire anarkia popullore apo te vazhdojne te na vjedhin hajdutet si puna e Karlos ?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje