
Nga Ylli Pata
Arkivoli i nxjerrë para kryeministrisë nuk ishte simbolikë, ishte një mesazh. Që Edi Rama e ka marrë shpesh sa kohë që drejton qeverinë. Se në lojë nuk është posti i tij, por koka e tij. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se protesta nuk është një lëvizje, por është një pengmarrje, një sekuestrim i opinionit publik me kërkesa që nuk thuhen.
Edi Ramës nuk i kërkohet thjesht most ë miratojë projektin e Zvërnecin, por më shumë se kaq. Po i kërkohet që Shqipëria të miratojë ato hapa që aktorët që kanë financuar protestën nuk e duan.
Deri tani, protesta nuk ka arritur kohezion social, përkundrazi ka ndarë opinionin publik me thikë. Bullizmi ndaj atyre që kanë kritika për protestat nuk është e rastësishme, siç nuk është i rastësishëm arkivoli i sfiluar më 4 korrik.
Mesazhi drejtuar Edi Ramës në radhë të parë, qeverisë dhe mazhorancës, por edhe atyre që e mbështesin është se nuk po luhet ikja nga pushteti, por ikja e kokës. Daullet e vdekjes nuk janë një metaforë, por një protokoll lufte, që nuk është përcaktuar këtu por nga shefat realë të kësaj proteste, të cilët nuk ndodhen në Tiranë.
E gjithë kjo situatë nuk është gjë tjetër veçse një komunikim lufte, ku aktorët realë nuk janë të ashququajturit organizatorë, por faktorët që financojnë dhe lëvizin gjërat.
Tentativa e protestës ka qenë paralizimi i pushtetit dhe jo krijimi i një fryme politike, e cila nuk ekziston në protestë, madje askush nuk e ka lejuar krijimin e segmenteve që mund ta shndërronin protestën në një lëvizje.
Protesta nuk ka kërkesa, por vetëm një ultimatum. i cili ka shumë gjasa që të marrë një përgjigje dy ditët e ardhshëm në samitin e NATO-s në Ankara.
TemA
Popull budalla asgje me shume , nese shqipkari do ishte intelligent nga 60 mije km kartore do ishte bere 80 mije e jo 28 mije km kartore , shqiptari eshte nje lloje specie qe ja vehtveten Po investon vajza e Donald Trump a e kuptoni Bollé te shikoshe anulimi' e kartonit te kuq ne boterore do kuptoshe forcen.