Mediat e Moskës dhe Teheranit raportojnë për “flamingot”

6 Korrik 2026, 16:25Politika TEMA
Mediat e Moskës dhe Teheranit raportojnë për

Media ruse dhe iraniane, të bllokuara nga perëndimi, raportojnë vazhdimisht për protestën në  bulevardin e Tiranës. Russia Today, një media e kontrolluar nga Moska Zyrtare, e bllokuar nga vendet e Bashkimit Europian, SHBA, Kanada, Australi por edhe nga Shqipëria në kuadër të sanksioneve për Ukrainën, në datën 28 qershor ka gjetur mundësinë të raportojë nga Tirana në protestën e bulevardit.

Nëpërmjet një reporteri turk, Yasin Eken, përfaqësues të Russia Today, raportoi se si një protestë kundër investimit të dhëndrit të Donald Tramp, është kthyer në një lëvizje kombëtare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të propagandës së saj për llogari të Putin dhe Rusisë, Russia Today është e bllokuar në thuajse gjithë vendet perëndimore, madje edhe në rrjetet sociale nga kompania Meta e cila zotëron, Facebook, Instagram dhe Ëhatsupp, prej 3 vitesh, me argumenin për të shmangur ndërhyrjet e huaja të kësaj mediaje.

Po ashtu, një tjetër media e bllokuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për terrorizëm dhe nga BE për dhunim të të drejtave të njeriut, agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, shpërndan ccdo javë lajme për protestën në Tiranë, ku në sy bie kundërshtia për investimin e Kushner në Zvërnec dhe kërkesa për dorëheqjen e edi ramës.

Në vitin 2024, Kuvendi i Shqipërisë mblodhi Komisionin e Dezinformimit, nga doli se media ruse dhe iraniane kanë në shënjestër Shqipërinë, me propagandë dashakeqëse, manipulim informacioni apo dezinfirmom mund të arrijnë deri në kërcënimin e sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Russia Today dhe Tasnim Agency janë vija e parë e frontit mediatik në Rusi dhe Iran, por Komisioni i Dezinformimit zbuloi dhjetëra media, të cilat operonin dhe brenda dhe jashtë Shqipërisë, portale anonime, në pronësinë e pronarëve të huaj, vetëm me qëllim për të përhapur propagandën ruse dhe iraniane.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

7 Komente

  1. T
    Tema anktikombetare

    Te mendosh qe edhe mediat e huaja raportojne protesten ndersa mero dezinformon shqiptaret

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhixhi Berisha.

      Keta arabet e Teheranit dhe sllavet e Moskes jane qenie primitve qe nuk dine te bejne politike. Po pse or idjote duke share Ramen per flamingot dhe duke mbeshtetur Saliun juve ju duket sikur po ndihmoni Saliun per te arrdhur ne pushtet?! Po te ishit te mencur ju duhet te heshni kur proteson Saliu, sepse shqipot "sipas rregullit te treshit" kuptojne se si rusi , Irani dhe Saliu dhjesin ne nje poce dhe kane te njejtin hall qe me pake fjale eshte sabotimi i afrimit tone me perendimin....

      Përgjigjjuni
      1. C
        C´mimi i Protestes ??

        Ju te Moskes...Teheranit..Azerbaxhanit dhe Shejtanit.....do te n jepni ndonje "Koqe leku" apo Jo??Se pastaj kot qe Bertitem...Pellitem dhe Uleritem.... Tani edhe ky Kurva Berisha dha ndonje Leke keshtu nen-Dore....po Moren vetem ata qe Shkaterruan Komisarjatin...edhe ata nuk jane te Kenaqur..prandaj..o "Gaspadin" Putin....hidhe ndonje "Koqe leku" kendej nga Shqiperia.....jo per gje...por "Heronjeve " te Shqiperise se Re.. u kane mbetur ne Dore "Celsi" i koqeve?????????? akoma edhe Lejleket, Pelianet.Fazanet..edheata na kane bere Glassat... NUK DUAN T´ja dine per neve "Herojneve"... te "Novaja Albanja"..... o "Gaspadin" Putin...po c´a jane per ty....10-te Miljone??Kaq duam ne...dhe do shikoc se nuk ka per te mbetur "Sorre dhe Laraske" pa Kakaritur..therritur......ect..he si thua??Z.Putin...se keta te Iranit...jane Kurrenace...,,,,ose duken te tille??

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shteti

          Mos i toleroni kurvat por rrasini ne birucë pushtat antikombetar te paguar.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Normal kur terroristi ……non grata i shprehu iranit dhimbjen dhe ngushlloi kreret e iranit per vrasjen e liderit tyre……. Ndersa Putinit i tha mos u perkul je ne rrugen e duhur Mosken ti….. dhe shqiperin une do ti bejme toke te djegur, njokosisht Putini i tha qe me telefoni nese kerkon te besh zhdukje masive te dergoj gjith logjistiken e duhur.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha

              Raportojnë se sa mirë po punojnë kurvat e paguara nga ata?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mero bajga

                Po pra. Se mediat e cnn dhe bbc dhe il sole 24 ore dhe fox news amerikan, dhe zdf gjermane nuk quhen. Pse s thoni qe pervec ruseve dhe iranianeve paska dhe nderhyerje itaiane, gjermane, angleze dhe amerikane. He mo mero Bajga sipas llogjikes tende keshtu i bie. Pa buke do ngelesh mor rrogetar më pare i berishes me pas Lalit e tani i rames. Pa buke sepae e nxjerr buken me shpifje

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje